Page 229 - Demo
P. 229


                                    2 Kallëzuesi foljor i thjeshtë dhe i përbërë- Nuk e kam marrë librin me vete. Mund ta marr tëndin?Kallëzuesi është gjymtyrë kryesore e fjalisë që tregon një veprim apo një gjendje të kryefjalës. Kemi kallëzues emëror (folja jam + emër, mbiemër, përemër, grup emëror) dhe kallëzues foljor. Kallëzuesi foljor është i thjeshtë dhe i përbërë.KujtojmëA. Kallëzuesi foljor i thjeshtë ka përdorim mjaft të gjerë dhe mund të shprehet me forma foljore të ndryshme. Disa shembuj me foljen “flas”: Kush po flet? Fol shqip! Nuk kam folur me asnjeri. Tani jam duke folur në telefon. Sa bukur folke! Ah, sikur të flisja gjuhë të huaja. Kush ka për të folur tani? Mos flisni me zë të lartë! Desh foli.B. Kallëzuesi foljor i përbërë formohet nga dy folje, ku pjesa e parë e foljes shpreh një mënyrë veprimi, kurse pjesa e dytë luan rolin kryesor kuptimor.Ai formohet: a. Nga dy folje, ku pjesa e parë shpreh: fillimin e veprimit: nisi të këndojë, zuri të flasë;vazhdimin e veprimit: vazhdon të qajë;mbarimin e veprimit: mbaroi së shkruari, pushoi së foluri.b. Me foljet gjysmëndihmëse (duhet, mund) dhe shpreh:domosdoshmërinë e veprimit: duhet ta kërkojmë, duhet ta gjejmë; do kërkuar, do gjetur;mundësinë e veprimit: mund të vijë.Lidhjet e kallëzuesit me grupet e domosdoshmeNë të shumtën e rasteve, kallëzuesit kërkojnë një apo disa fjalë të tjera, në mënyrë që fjalia të qëndrojë. Këto fjalë apo grupe fjalësh janë të domosdoshme në fjali. Kallëzuesiemëror foljori thjeshtë i përbërëKujdesKallëzuesi mund të shprehet edhe me një formë foljore të pashtjelluar, kur i përgjigjet një kryfjale: Askush nuk ngrihej pa folur Arbri. Me të folur ai, salla u boshatis.227
                                
   223   224   225   226   227   228   229   230   231   232   233