Page 230 - Demo
P. 230
SintaksëKallëzues që kërkojnë kryefjalë dhe kundrinorëFjalia Vajza fiku (?)... nuk qëndron, sepse është e paplotë, ndonëse kemi të shprehur si kryefjalën “vajza”, ashtu edhe kallëzuesin “fiku”. Fjalia vazhdon të jetë e mangët edhe nëse shtojmë lloje të ndryshme rrethanorësh, apo nëse zgjerojmë grupin e kryefjalës:Vajza fiku papritur... Vajza e vogël fiku nga frika... Pas pak, vajza fiku... Vini re: Folja “fik”, përveç kryefjalës, kërkon medoemos edhe një kundrinor: Vajza fiku dritën. (Pas pak) vajza fiku dritën (në dhomën e saj).Foljet, si takoj, përshëndes, pyes, dhuroj etj., kur përdoren në fjali si kallëzues, e kanë të domosdoshëm kundrinorin.Kallëzues që kërkojnë kryefjalë dhe nuk marrin kundrinorëNjë grup tjetër kallëzuesish e ka të domosdoshme kryefjalën, por jo kundrinorin: Zogjtë cicërojnë (një këngë). Peshqit notojnë (detin).Foljet e këtij grupi nuk mund të marrin kundrinorë. Ndërkohë, këto fjali mund t’i zgjerojmë me lloje të ndryshme rrethanorësh:Zogjtë cicërojnë (pa pushim), (në pemë). Peshqit notojnë (grupe-grupe), (në det). Kallëzues që kërkojnë kryefjalë dhe kundrinorë të drejtë e të zhdrejtëNjë grup tjetër kallëzuesish kërkon jo vetëm kryefjalën dhe kundrinorin e drejtë, por edhe një kundrinor të zhdrejtë: Vajza i dhuroi lule (?)... Vajza i dhuroi lule për ditëlindje...(?) Vajza i dhuroi lule nënës (për ditëlindje).Kallëzues që nuk pranojnë as kryefjalë, as kundrinorëSë fundi, ka një grup kallëzuesish që nuk marrin as kryefjalë dhe as kundrinorë. Këta kallëzues shprehen me folje (pavetore), si: veson, gjëmon, vetëtin dhe mund të qëndrojnë vetëm në fjali. Veson. Këtij kallëzuesi nuk mund t’i shtojmë as kryefjalë dhe as kundrinor: Vesa veson...(?) Veson lulet...(?)Ashtu si në rastin e kallëzuesve të tjerë, mund të shtojmë rrethanorë të ndryshëm: (Herët në mëngjes), veson (lëndinave). (Në male) gjëmon (shpesh) (në dimër).1 Plotësoni tabelën e mëposhtme me gjymtyrët e domosdoshme.kryefjalë kallëzues kundrinor i drejtë kundrinor i zhdrejtëFëmijët përshëndetën nënën -lexova(i) dërgoilauqantebubullin(u) dhuruantakovaUshtrimeSintaksë228

