Page 231 - Demo
P. 231


                                    Ushtrime2 Në fjalitë e mëposhtme, qarkoni kallëzuesit e thjeshtë dhe nënvizoni kallëzuesit e përbërë.Ju mund ta lini një gomar tri ditë pa ngrënë. Si do ta mundë ai urinë? Natyrisht, duhet ta ushqeni që të mund të jetojë. Ç’do bërë? Nëse do ta shpinit në mes dy vandakëve me bar që duhet të jenë krejt të njëjtë dhe të kenë të njëjtën largësi, kë do të zgjedhë ai? I grishur njëkohësisht nga dy forca sa të njëjta, po aq të kundërta, ai nuk ka për të zgjedhur asnjërën, ndaj do të shembet përtokë mes tyre.3 Plotësoni tabelën e mëposhtme me gjymtyrë të domosdoshme dhe jo të domosdoshme.kallëzuesNë mëngjes fëmijët përshëndetën nënën me dashuripyeta(i) dërgoilauqantebubullin(u) dhuruantakova4 Nënvizoni kallëzuesit në fjalitë e mëposhtme.Ç’po bën? Jam duke bërë detyrat. Shkruani pa gabime! Kush e ka thyer vazon? Këta menduakan ndryshe nga ne. Mos flini pa larë dhëmbët. Pa ardhur ju, nuk nisemi. Sikur të ishin edhe ata me ne! Tani kam për të bërë shumë punë. Me të zbardhur dita, zhurmon gjithë qyteti.5 Rishkruani fjalitë e mëposhtme duke i kthyer kallëzuesit e thjeshtë në kallëzues të përbërë.P.sh.: Lexoje librin. - Duhet ta lexosh librin.Mos kalo me semafor të kuq!________________________________________________________________________Laji dhëmbët!________________________________________________________________________Ji i sjellshëm me të gjithë!________________________________________________________________________6 Thjeshtoni fjalitë e mëposhtme duke hequr fjalët që nuk janë të domosdoshme. Vëreni lidhjen e tyre me kallëzuesin.Sot takova rastësisht në rrugë një shoqe të klasës së parë.Si gjithnjë, nëna thurte triko duke kënduar lehtë, nën zë.Ç’po bën kështu?Gjithandej bubullinte si në përralla.229
                                
   225   226   227   228   229   230   231   232   233   234   235