Page 232 - Demo
P. 232


                                    SintaksëMësuesi shpjegon mësimin.Në fjali, kryefjala lidhet me kallëzuesin duke u përshtatur me të. Folja që shërben si kallëzues përdoret në atë vetë dhe numër që e kërkon kryefjala, e cila del në rasën emërore.  Lexoni fjalitë:Punëtorët ndërtuan urën. Ura u ndërtua me gurë.Në shembujt e mësipërm, si kryefjalë shërbejnë fjalët në rasën emërore, “punëtorët” dhe “ura”, ndërsa folja “ndërtoj” del në vetën e tretë, përkatësisht në numrin shumës “ndërtuan” dhe në numrin njëjës “u ndërtua”. Nëse nuk realizohet përshtatja mes kryefjalës dhe kallëzuesit, fjalitë janë të pasakta: Punëtorët ndërtoi urën. Ura u ndërtuan me gurë.Kryefjala mund të shprehet me dy a më shumë fjalë të cilat kanë lidhje bashkërenditëse mes tyre. Këto quhen kryefjalë homogjene. Në raste të tilla, folja-kallëzues del në numrin shumës: Marsi, prilli dhe maji më pëlqejnë shumë.Kur kallëzuesi foljor i përbërë ka si pjesë të parë foljet nis, filloj, zë, vazhdoj, të dyja pjesët përshtaten njëlloj si te kallëzuesi foljor i thjeshtë: Mali nisi të mbulohej me borë. Malet nisën të mbulohen me borë.Kur kallëzuesi i përbërë ka si pjesë të parë foljet duhet dhe mund dhe si pjesë të dytë foljet në mënyrën lidhore, me kryefjalën përshtatet vetëm pjesa e dytë e tij: Ti duhet të mësosh një gjuhë të huaj. Ata duhet të mësojnë një gjuhë të huaj. Kur pjesa e dytë e kallëzuesit të përbërë nuk është folje në mënyrën lidhore, me kryefjalën përshtatet vetëm pjesa e parë e tij: Ky film duhet parë patjetër. Këtafilma nuk duhen parë.Përshtatja e kryefjalës me kallëzuesin foljor të thjeshtëPërshtatja e kryefjalës me kallëzuesin foljor të përbërëKujdesKur emrat janë në rasën emërore të shoqëruar me parafjalë, ata nuk shërbejnë si kryefjalë: Të gjithë kalonin nga ura.3 Përshtatja e kallëzuesit me kryefjalën230
                                
   226   227   228   229   230   231   232   233   234   235   236