Page 233 - Demo
P. 233


                                    Në rastet e kallëzuesit emëror, këpuja (folja jam) përdoret në atë vetë dhe numër që e kërkon kryefjala, ndërsa gjymtyra e shprehur me mbiemër përshtatet si në numër dhe në gjini me kryefjalën: Teksti ishte i bukur. Muzika ishte e ëmbël. Teksti dhe muzika ishin mbresëlënës.Kur gjymtyra emërore e kallëzuesit shprehet me emër, mund të përshtatet ose jo në numër me kryefjalën: Fëmija është pasqyrë e prindit. Fëmijët janë e ardhmja jonë.Përshtatja e kryefjalës me kallëzuesin emëror1 Shënoni me pohimin e saktë dhe me pohimin e gabuar.Kryefjala përshtatet me kallëzuesin dhe me kundrinorin. Kallëzuesi vendoset në atë vetë dhe numër që e kërkon kryefjala. Mes kryefjalës dhe kallëzuesit nuk mund të futen gjymtyrë të tjera. Nëse kryefjalët homogjene janë në njëjës, folja kallëzues del në shumës.2 Vendosni në formën e duhur foljen në kllapa.Një tufë resh (mbledh) _________ rreth malit. Shumica e njerëzve (filloj, votoj) _________ kundër. Vetëm një pjesë e copave të mozaikut (jam) _________ vënë në vendin e duhur. Gjysma e klasës (duhet, shkoj) _________ në koncert, pjesa tjetër (duhet, qëndroj) _________ në shkollë.3 Vendosni mbiemrat në kllapa në formën e duhur.Atë të diel, të gjithë muzetë ishin (i hapur) _________. Në vendin tim, ka shumë fshatra (turistik) _________. Lumi rridhte i qetë poshtë brigjeve (i thepisur) _________. Berati është një prej qyteteve (më i lashtë) _________. Në fletëpalosje, kishte shumë terma (i ri) _________________. 4 Rishkruani fjalitë duke i përdorur kryefjalët si gjymtyrë homogjene.P. sh.: Unë shkova në kinema. Unë dhe Arbeni shkuam në kinema.Ne flasim mirë __________________________________________________________ frëngjisht.Mira është motra ime. _____________________________________________________________Ti duhet të studiosh më shumë. ______________________________________________________E hëna ka shumë ngarkesë. __________________________________________________________5 Lexoni fjalitë dhe tregoni si përshtatet kallëzuesi foljor i përbërë me kryefjalën.Shiu (nis, bie) me furi. Nxënësit (filloj, vrapoj) përreth stadiumit. Gjatë gjithë natës, (vazhdoj, dëgjoj) bubullima. Artani (mund, ndihmoj) për të gjetur adresën e trajnerit. Për këtë ditë (mund, tregoj) shumë histori.6 Formoni fjali me grupet e kryefjalëve dhe shpjegoni pse folja del në numrin shumës.Mami dhe babi _______________________________________________________________Unë dhe ti ___________________________________________________________________ Teuta dhe ata _________________________________________________________________Ne dhe ju ____________________________________________________________________Ti dhe ai _____________________________________________________________________Ushtrime231
                                
   227   228   229   230   231   232   233   234   235   236   237