Page 234 - Demo
P. 234


                                    Nënvizoni kundrinorët. Argumentoni përse nuk mund t’i heqim nga fjalia. Përfundoni fjalinë e fundit. Nënvizoni fjalët e domosdoshme në pjesën e shtuar.Gjyshja shpalosi një palë të kostumit dhe nxori një flamur të kuq me shkabën dykrenare dhe ia dhuroi mbesës duke i thënë që ta ruajë si sytë e ballit dhe t’ua dhurojë...Kundrinori është gjymtyrë e dytë e fjalisë, dhe lidhet drejtpërdrejt me foljen. Ai shprehet me emra frymorësh ose sendesh mbi të cilat bie veprimi i kryefjalës.Kundrinori nuk mund të hiqet nga fjalia: Vajza bindi me shumë mundim (?)... Fjalia nuk qëndron, sepse folja “bind” kërkon një kundrinor.Vajza e bindi nënën (me shumë mundim). Vajza e bindi nënën. – rasa kallëzoreFëmija i bindet nënës. – rasa dhanoreSipas formës së shprehjes dhe kuptimit, kundrinorët ndahen në kundrinorë të drejtë dhe kundrinorë të zhdrejtë.Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë varet nga folja dhe plotëson kuptimin e saj. Folja e drejton atë në rasën kallëzore. U përgjigjet pyetjeve: Kë? Ç’/Çfarë? Cilin/Cilën?Llojet e kundrinoritIliri gjuajti topin dhe shënoi golin.4 KundrinoriSintaksë232
                                
   228   229   230   231   232   233   234   235   236   237   238