Page 235 - Demo
P. 235


                                    Kundrinori i drejtë mund të shprehet me:emër Gjyshja thurte triko. (Ç’thurte? Triko.)grup emëror Këtë triko do të ma dhurojë mua. (Ç’do të më dhurojë? Këtë triko.)përemër Unë e dua shumë atë. (Kë dua? Atë.)pjesë ligjërate të emërzuara Sikur ta dija psenë. (Çfarë të dija? Psenë.)trajtë të shkurtër të përemrit vetor Edhe ajo më do shumë. (Kë do? (Mua) më.)Kundrinori i drejtë mund të rimerret (ose jo) nga një trajtë e shkurtër e përemrit vetor: Gjyshja thurte trikon me kujdes. Gjyshja e thurte trikon me kujdes.Kundrinori i zhdrejtëKundrinori i zhdrejtë varet nga folja dhe plotëson kuptimin e saj. Folja e drejton atë në rasën dhanore. U përgjigjet pyetjeve të fjalës drejtuese: Kujt...? Cilit...? Cilës...? Vajzës i pëlqen muzika. (Kujt i pëlqen muzika? – Vajzës.)Kundrinori i zhdrejtë mund të shprehet me:emër: Jo të gjitha kafshët i tremben luanit. (Kujt i tremben? Luanit.)grup emëror: Çdo njeriu i takon e drejta e vet. (Kujt i takon? Çdo njeriu.)përemër: U kërkova ndihmë atyre. (Kujt u kërkova ndihmë? (Atyre u.)ndajfolje të emërzuara: Pse nuk i përgjigjesh psesë. (Kujt nuk i përgjigjesh? Psesë)trajtë të shkurtër të përemrit vetor: Fjalët e kota më lodhin kokën. (Kujt i lodhin kokën? (Mua) më.)Kundrinori i zhdrejtë mund të shprehet edhe me një emër a përemër me parafjalë. Parafjalët mund t’u përkasin rasave të ndryshme, si: emërore: Merr nga këto mollë. kallëzore: I kemi të gjitha për vete. rrjedhore: Plani u hartua prej nesh.Kundrinorët kanë lidhje të ngushtë me foljen-kallëzues, por ata mund të lëvizin lirshëm në fjali, pasi ruajnë të njëjtën lidhje varësie edhe larg saj. Sivjet, çmimin e parë ua dhanë valltarëve.Çmimin e parë ua dhanë valltarëve sivjet.Valltarëve ua dhanë sivjet çmimin e parë.Trajtat e shkurtra qëndrojnë gjithnjë pranë foljes, zakonisht para, por edhe në trup të saj (në mes dhe në fund):E lexova poezinë. Lexoje poezinë. Lexojeni poezinë.I lexova poezinë mbesës. Lexoja poezinë mbesës. Lexojini poezinë mbesës.Trajtat e shkurtra të përemrit vetor, shpeshherë dalin të bashkuara:Fjalët e kota ma lodhin kokën. (ma = (mua) më + (atë) e)KujdesKundrinori i zhdrejtë i shprehur me emër a përemër në rasën dhanore, shoqërohet gjithnjë me trajtë të shkurtër përemërore, në të kundërt fjalia nuk qëndron: Vajzës (i) pëlqen muzika.Vendi i kundrinorëve në fjali233
                                
   229   230   231   232   233   234   235   236   237   238   239