Page 237 - Demo
P. 237
Rrethanori i vendit dhe i kohës 5- Ku po shkon? Kur do të kthehesh?Rrethanori është ajo gjymtyrë fjalie që tregon rrethanën e kryerjes së veprimit, si: vend, kohë, mënyrë, shkak, qëllim, sasi. Në varësi të rrethanës që tregojnë, ata grupohen në rrethanorë: vendi, kohe, mënyre, shkaku, qëllimi dhe sasie.Dolën të gjithë nga salla. Nga ku...?pas një ore. Kur...?dy e nga dy. Si...?për shkak të lodhjes. Pse...?për të pushuar. Përse...?nga dy herë. Sa (herë)...?Rrethanori i vendit shpreh marrëdhënie hapësinore. Tregon vendin e kryerjes së veprimit ose të shfaqjes së tiparit.Fëmijët shkuan (ku?) në muze. Pyetjet me të cilat gjendet: Ku...? Për ku...? Nga ku...? Deri ku...?Rrethanori i vendit mund të shprehet me:ndajfolje Atje, dimri është shumë i ftohtë.Ku i kalove pushimet?grup emëror Kështjella ngrihej majë malit.Shtëpia e ngritur matanë lumit është e pabanueshme.emër Rrugës kishte shumë njerëz.Rrethanori i vendit mund të ketë fjalë drejtuese një:folje Dy arinjtë e vegjël u shtrinë në borë. (u shtrinë ku?)mbiemër të ardhur nga folja Arinjtë, të shtrirë në borë, loznin me njëri-tjetrin. (të shtrirë ku?)formë të pashtjelluar Për t’u shtrirë/ duke u shtrirë/ pa u shtrirë/ me t’u shtrirë/ një t’u shtrirë/ shtrirë (ku?) në borë.KujdesFjala drejtuese është ajo fjalë e fjalisë, e cila plotësohet nga një ose më shumë fjalë të tjera. Njëkohësisht, edhe fjalët saktësuese/plotësuese mund të luajnë rol drejtues në varg për njëratjetrën.P.sh.: Fjala e thënë bukur pëlqehet. Fjala e thënë bukur Fjala e saj e zjarrtë i habiti të gjithë.e saj e zjarrtëFjala 235

