Page 238 - Demo
P. 238
Kur varet nga kallëzuesi, rrethanori i vendit mund të lëvizë i lirë në fjali:Dy arinj u shtrinë në borë. Në borë u shtrinë dy arinj.Në raste të tjera, qëndron gjithnjë pas fjalës drejtuese dhe mund të zhvendoset në fjali vetëm i lidhur pas kësaj fjale: Arinjtë, të shtrirë në borë, loznin me njëri-tjetrin.Të shtrirë në borë, arinjtë loznin me njëri-tjetrin.Arinjtë loznin me njëri-tjetrin të shtrirë në borë.Rrethanori i kohës shpreh marrëdhënie kohore. Tregon kohën e kryerjes së veprimit ose të shfaqjes së tiparit.Lexoni pjesën e mëposhtme dhe dalloni rrethanorët e kohës. Gjatë natës ra shi i rrëmbyeshëm. Të nesërmen dita gdhiu e ftohtë, por me diell. Djaloshi u ngrit dhe doli në të gdhirë. Shiu i rënë gjatë natës kishte pastruar gjithçka.Rrethanori i kohës mund të ketë fjalë drejtuese një:folje ra shi (kur?) gjatë natësmbiemër të ardhur nga folja (shiu) i rënë (kur?) gjatë natësRrethanori i kohës mund të shprehet me:ndajfolje Kurrë mos hiq dorë nga e drejta.shprehje ndajfoljore E sillte ndërmend ditë për ditë një gjë të tillë.grup emëror Nuk ishin parë më që prej asaj dite. formë të pashtjelluar foljore Me të hyrë, kërkoi të fliste.Rrethanori i kohës lëviz lirshëm në fjali: E gjithë natyra shkëlqen sot. Sot, e gjithë natyra shkëlqen. E gjithë natyra, sot, shkëlqen.Rrethanori i kohës1 Në fjalitë e mëposhtme, qarkoni rrethanorët e vendit dhe nënvizoni fjalët e tyre drejtuese.Lumi doli nga shtrati. Lumi i dalë nga shtrati përmbyti arat me grurë. Një të dalë nga shtrati lumi, një t’u përmbytur arat. Me të dalë lumi nga shtrati, u përmbytën arat. Lumi duhet pastruar për të mos dalë më nga shtrati.2 Në fjalitë e mëposhtme, shtoni nga një apo më shumë rrethanorë vendi. Vëreni nga ç’fjalë varen në fjali.Mbrëmë ra borë __________. Ne do të nisemi __________ menjëherë. __________ ka shumë pemë. __________ ka zë, s’është pa gjë.Vendi në fjali i rrethanorit të venditVendi në fjali i rrethanorit të kohësSintaksëUshtrime236

