Page 24 - Demo
P. 24
4. Breshka dhe lepuri (fabul shqiptare)Një breshkë po kulloste buzë një gardhi. Kalon andejpari nji lepur e ndalet dhe e shpotit:– Sa e ngathta gja je! – po i thotë, duke ngrehë veshët.– Sa baj vetë pesë dekika, ti s’mundesh me e ba për nji javë.– Ashtu mos thuej, – ia pret breshka. – Unë nji mend të dukem gja e ngathët, por ty ta kaloj!Qeshi lepuri e, sa me u tallë me të, caktoi nji skutë bukur larg, e u vunë me u mujtë se kush do të mbrrinte ma parë.U nisën të dy përnjiherë: breshka dalngadalë e lepuri vrap si era. Lepuri mbas do kohe suell kryet mbrapa e, tue mos e pa kund breshkën, mendoi se do të kishte kohë mjaft me ba nji sy gjumë. Zu vend në shulla, buzë nji kaçube, uli veshët e fjeti.Breshka eci gjithë ditën e mbrrijti majë sukës e u vu me kullotë. Kur i duel gjumi lepurit, u ngrit pa kujdes e në pak hapa u kap te vendi i shenjuem. Por, sa u habit kur pa se breshka kishte mbrrijtë përpara e po kullotte nëpër bar të njomë.– He! – tha lepuri. – Tash po e shof se s’qenka shpejtësia, por qenka qëndresa ajo që ban punë!shpotit – tall dikë, e përqesh.skutë – vend i mënjanuar dhe i fshehtë; kënd, qoshe.shulla – vend që e zë dielli mirë e që nuk e rreh era.sukë – vend i ngritur si breg në një fushë, kodër e ulët. STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Më poshtë janë renditur disa fjali që japin informacion rreth temave të fabulave të mësipërme. Ju duhet të gjeni se kujt i përket secila prej tyre, duke shkruar në krah numrin e fabulës përkatëse.Në të vërtetë, princin e vrau luani. ____Ndonjëherë fiton ai që reziston më shumë dhe jo më i shkathëti, më i shpejti.___Nëse pasurinë nuk e përdor, e humbet.____Kur je i pikëlluar, edhe shpagimi i gënjeshtërt të ndihmon.____ 2 Fabulat japin mesazhe në formën e këshillave. Shkruani në tabelë këshillat që morët nga këto fabula. Më pas, shpjegoni rëndësinë e secilës prej tyre në jetën e përditshme. Fabula Këshilla/ mesazhi që merrni Shpjegimi juaj Shembull “Koprraci dhe floriri i tij”“Djali i mbretit dhe luani i pikturuar”“Hakmarrja e leopardit”“Breshka dhe lepuri”Fjalor22

