Page 240 - Demo
P. 240
Lexoni fjalitë dhe gjeni rrethanorët e shkakut.Djali sa nuk fluturonte nga gëzimi. Po kthehej nga stërvitja. Ishte tejet i emocionuar nga vlerësimi i trajnerit. Më në fund, mund të bëhej pjesë e skuadrës. Rrethanori i shkakut i përgjigjet pyetjes “pse?” të fjalës drejtuese.Si fjalë drejtuese e rrethanorit të shkakut, mund të shërbejë një:folje sa nuk fluturonte (pse?) nga gëzimimbiemër i emocionuar (pse?) nga vlerësimi i trajnerit.Rrethanori i shkakut mund të shprehet me:ndajfolje shkaku Pse nuk e pranon gabimin?grup emëror Fluturimi u anulua për shkak të ngrirjes së pistës.formë foljore të pashtjelluar Duke ngrënë shumë, erdhi e u shëndosh tej mase.me emër me parafjalë Nga kureshtja, bënte shumë pyetje.Rrethanori i shkakut lëviz lirshëm në fjali: Gjethet binin në tokë nga era. Nga era, gjethet binin në tokë. Gjethet, nga era, binin në tokë.Rrethanori i qëllimit shpreh marrëdhënie qëllimore. Tregon qëllimin e kryerjes së veprimit: Ajo përpiqej për të fituar konkursin. Ata shkuan për falënderim.Rrethanori i qëllimit i përgjigjet pyetjes “përse?” të fjalës drejtuese.Si fjalë drejtuese e rrethanorit të qëllimit, mund të shërbejë një:folje Mblidhte pulla poste (përse?) për koleksion.mbiemër i ardhur nga folja Ai ishte një muze i ngritur (përse?) për nder të të rënëve.Pse po ngutet Mara? Ajo duhet të shkojë në bibliotekë për të marrë një libër. Rrethanori i shkakut shpreh marrëdhënie shkakore. Ai tregon shkakun e kryerjes së veprimit ose të zotërimit të një tipari. Rrethanori i qëllimitRrethanori i shkakut6SintaksëRrethanori i shkakut dhe i qëllimit238

