Page 241 - Demo
P. 241
Rrethanori i qëllimit shprehet me:ndajfolje Përse të kërkuan leje fëmijët?grup emëror Bëri çmos për rimëkëmbjen e asaj zone.formë të pashtjelluar foljore Njeriu bën gjithçka për të mbijetuar.emër me parafjalë Këto pulla më duhen për koleksion.Rrethanori i qëllimit lëviz lirshëm në fjali: Për të mbijetuar, njeriu bën gjithçka. Njeriu, për të mbijetuar, bën gjithçka.1 Nënvizoni rrethanorët e shkakut.Avioni nuk u nis për shkak të mjegullës së dendur. Nga lodhja, nuk i lëvizte dot këmbët. Gjyshi vuante nga reumatizma. Ata mbetën të zhgënjyer nga rezultatet e provimit. Ai nuk fliste nga turpi.2 Lidhni pjesët e fjalive me rrethanorët e shkakut.Lumi është i tejmbushur vetëm nga turpi.Lojtari u përjashtua për mungesë provash. Makina doli nga rruga nga dhimbja e kokës.Disa janë të heshtur si rrjedhojë e shpejtësisë së madhe. Vajza nuk erdhi në shkollë për sjelljen e tij të keqe.Ai vuan shumë për arsye familjare. Fajtori nuk u gjet kurrë për shkak të shirave të shumta.3 Nënvizoni rrethanorët e shkakut, qarkoni fjalët e tyre drejtuese.Shtëpia buçiste nga zërat e lartë. S’mbahej nga gëzimi. Pemët e rrëzuara nga era, kishin bllokuar rrugën. Pse nuk përgjigjesh? Ata nuk folën prej frike. Ankohej se ishte i lodhur nga punët e shumta.4 Gjeni rrethanorët e qëllimit dhe fjalët e tyre drejtuese.U ngritën herët për të vrapuar. Ata udhëtojnë shpesh për t’u argëtuar. Duhet bërë më shumë për mbrojtjen e kafshëve. Basketbollistët ishin grumbulluar për t’u stërvitur. Unë kam ardhur për tjetër punë.5 Nënvizoni rrethanorët e qëllimit, qarkoni rrethanorët e shkakut.Sytë i qeshnin nga gëzimi. Duhet të stërvitemi shumë për garën e fundit. Gjethet binin në tokë nga era. I ftuam të gjithë për ditëlindjen time. Duhet punuar për rezultate të mira. Ai hoqi syzet për t’i pastruar.6 Shkruani pesë fjali, ku fjalët e dhëna të shërbejnë si rrethanorë qëllimi.përse, për të mirën e përbashkët, për restaurimin e shkollës, për mbrojtjen e fëmijëve. Ushtrime239

