Page 242 - Demo
P. 242


                                    Rrethanori i mënyrës shpreh marrëdhënie mënyrore. Tregon mënyrën e kryerjes së veprimit:Si do t’i ngjitemi këtij mali të lartë? Do të ngjitemi në këmbë.Rrethanori i mënyrës ka si fjalë drejtuese një:folje Ata na pritën me dashamirësi.mbiemër të ardhur nga folja Puna e bërë me ngut të merr më shumë kohë.Rrethanori i mënyrës shprehet me:ndajfolje Si do të shkosh deri atje?grup emëror Përse rri me kokën ulur?formë të pashtjelluar foljore Më vështronte pa folur.Rrethanori i mënyrës lëviz lirshëm në fjali: Të gjithë njerëzit duhet të trajtohenme respekt. Me respekt duhet të trajtohen të gjithë njerëzit.Rrethanori i sasisë shpreh marrëdhënie sasiore. Tregon masën e veprimit, të gjendjes, kohës apo të hapësirës: Sa kohë zgjat udhëtimi? Udhëtimi zgjat dy orë.Rrethanori i sasisë ka si fjalë drejtuese një:folje Këtë rrugë e kam bërë qindra herë.mbiemër Të gjithë u treguan shumë të përzemërt me ne.ndajfolje Zërat dëgjoheshin goxha afër.Rrethanori i mënyrësRrethanori i sasisëMbrëmë gjyshi ndihej keq. Ai hëngri pak, piu një çaj kamomili dhe u shtri.7SintaksëRrethanori i mënyrës dhe rrethanori i sasisë240
                                
   236   237   238   239   240   241   242   243   244   245   246