Page 243 - Demo
P. 243
Rrethanori i sasisë shprehet me:ndajfolje Sa kushton bileta?grup emëror Kishin dy vjet pa u takuar.Me anë të rrethanorit të sasisë, mund të shprehet:një masë a vëllim i caktuar: Bleva dy kilogramë mollë. Një kilogram kushton njëqind lekë.masa e largësisë a e gjatësisë: Ishte një pash përmbi dhe.masa e kohës: U bënë dy orë që presim.Rrethanori i sasisë mund të lëvizë lirshëm në fjali: I kam dëgjuar këto premtime qindra herë. I kam dëgjuar qindra herë këto premtime. Qindra herëi kam dëgjuar këto premtime.1 Gjeni rrethanorët e mënyrës dhe fjalët e tyre drejtuese.Atje rrugët dhe rrugicat bënin sikur harronin vendin nga kalonin një javë më parë dhe qetë-qetë e pa bujë zhvendoseshin nga e majta apo e djathta. Befas na erdhi një guxim i marrë. U largova me vrap që andej dhe shtyva me forcë derën e shtëpisë sime.2 Ndërtoni pesë fjali ku fjalët e dhëna të shërbejnë si rrethanorë mënyre.me durim të madh, duke pëshpëritur, me gojë hapur, me shpejtësi të madhe, shpesh3 Plotësoni fjalitë e mëposhtme me nga një rrethanor mënyre.Vetëm ajo dëgjonte __________________________________________________________Shkolla u hap ______________________________________________________________Njeriu nuk duhet ta ngasë makinën _____________________________________________Të vegjlit duhet të qëndrojnë me gjyshërit e tyre ____________________________________Ata iu përgjigjën letrës sime ___________________________________________________4 Zhvendosni rrethanorin e mënyrës në të gjitha pozicionet e mundshme në fjali.Njeriu mëson nga jeta edhe duke gabuar. _________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________5 Gjeni rrethanorët e sasisë dhe fjalët e tyre drejtuese.Foli shumë e për lumë. Shtatë herë mat, një herë prit! Shtëpia ishte një të hedhur gurin larg. Kaluam një shteg rreth një metër të lartë. Bileta kushtonte treqind lekë.6 Ndërtoni pesë fjali ku fjalët e dhëna të shërbejnë si rrethanorë sasie.sa, mijëra vetë, pak, dy ditë, katër litra7 Plotësoni fjalitë e mëposhtme me nga një rrethanor sasie.Ai ka punuar mësues _________________________________________________________Qielli gjëmoi ________________________________________________________________Nxënësit e klasës sonë lexojnë __________________________________________________Ushtrime241

