Page 244 - Demo
P. 244
Fjalitë e përbëra formohen nga dy a më shumë njësi kallëzuesore. Njësitë kallëzuesore janë pjesë fjalish ku grupet e fjalëve bashkohen rreth një kallëzuesi.Në tekstin e mëposhtëm, dalloni fjalitë e thjeshta dhe ato të përbëra. Argumentoni përgjigjen.Mjeshtër Zebiu më pat mësuar se, sikur sovranët të njihnin më mirë përvojën e së kaluarës, me siguri ata kishin për të gabuar shumë herë më pak. Ndaj pra, unë do të studioj analet e të gjithë popujve. Ju urdhëroj të hartoni historinë botërore pa lënë kurrgjë pas dore. Dijetarët iu përveshën punës.Vini re: Fjalia e thjeshtë ka vetëm një kallëzues: Zilja tingëlloigëzueshëm. Nxënësit dolën nga klasa.Fjalia e përbërë ka dy ose më shumë kallëzues: Zilja tingëlloigëzueshëm dhe nxënësit dolën nga klasa. Pjesët e fjalive të përbëra mund të jenë të pavarura nga njëra-tjetra, domethënë mund të qëndrojnë më vete. Kur këto pjesë bashkohen me lidhëza bashkërenditëse, formojnë fjali të përbëra me bashkërenditje.Mua më pëlqen shumë muzika klasike. Shoqes sime i pëlqen muzika popullore.Pjesët e fjalive të përbëra mund të jenë të varura nga njëra-tjetra, domethënë një apo disa pjesë nuk mund të qëndrojnë më vete. Pjesët e fjalive që varen prej njëra-tjetrës dhe lidhen me lidhëza nënrenditëse formojnë fjali të përbëra me nënrenditje. Lidhëzat i paraprijnë gjithnjë pjesës së nënrenditur.Llojet e fjalive të përbëra- Rrëshqita në baltë, kur po kthehesha nga kursi i anglishtes.- Ishe në kursin e anglishtes apo luajte me top gjithë pasditen?Mua më pëlqen shumë muzika klasike, kurse shoqes sime i pëlqen muzika popullore. Mësuesi na këshilloi që të punojmë më shumë.8SintaksëFjalitë e përbëra me bashkërenditje dhe nënrenditje242

