Page 245 - Demo
P. 245


                                    1 Lexoni fjalitë e fragmentit të mëposhtëm dhe për çdo rast përcaktoni çfarë lloj fjalie është (e thjeshtë apo e përbërë).Natën e 24 janarit u dëgjua një shpërthim i tmerrshëm. Nga Mali i Franklinit u shkëput maja në formë konike, e cila u rrëzua në veri të ishullit. Përrenjtë e llavës vërshuan në drejtim të anijes, drejt Pyjeve të Perëndimit të Largët, duke shkatërruar e fshirë çdo gjë përreth. Gurët binin breshër, vendi u mbulua nga tymi. Dukej sikur erdhi fundi i botës. Krateri shpërtheu me forcë dhe llava vërshoi shpateve të vullkanit. 2 Tregoni çfarë lloj fjalie është secila (e thjeshtë apo e përbërë). Lidhni pjesët e fjalive.Me pishtarë në duar kolonistët hynë në shpellën për ta përshtatur për banesë.Sipërfaqja nën këmbët e tyre ishte e rrëshqitshme ku u duhej të ecnin me kujdes. Kalimi zgjerohej gjithnjë e më tepër të cilat më vonë u rritën e u hijeshuan.Shpella e zbuluar prej kolonistëve ishte shumë e mirë dhe nisën të kërkojnë thesarin.Ai mbolli rrëzë murit bimë kacavjerrëse, dhe dilte në një shpellë të madhe.3 Qarkoni lidhëzat në fjalitë e fragmentit të mëposhtëm dhe përmes tyre përcaktoni çfarë lidhjesh janë krijuar, me bashkërenditje apo me nënrenditje.Në hijen e saj, me kokën e kthyer nga unë, qëndronte shtrirë një luan. Ishte një luan i vërtetë, me një forcë të llahtarshme dhe me një krifë të dendur. Qimet e krifës i përhapeshin mbi turirin e shtrirë përtokë. Në mes të gjymtyrëve të përparme dallova të voglin, që zbavitej duke luajtur me kthetrat e tij. Shpinën e kishte mbështetur te kraharori i bishës së madhe. Me njërën dorë rrëmonte në krifën e tmerrshme dhe me tjetrën përkëdhelte putrat e tij.4 Përshkruani luanin duke ndërtuar gjashtë fjali të përbëra, nga të cilat tri me bashkërenditje dhe tri me nënrenditje. Nënvizoni lidhëzat.____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________5 Formoni fjali të përbëra duke lidhur me anën e lidhëzave fjalitë e thjeshta.Kam humbur autobusin / do të mbërrij me vonesë ____________________________________Nuk po ha shumë / jam shëndoshur pa masë __________________________________________Kishte rënë telefoni / nuk e kisha dëgjuar _____________________________________________6 Shkruani 6 fjali të përbëra ku të përdorni lidhëza bashkërenditëse dhe nënrenditëse.7 Në tre paragrafët e tekstit me titull “Mandolina e braktisur”, emërtoni llojet e fjalive: të thjeshta, të përbëra: me bashkërenditje, me nënrenditje.Ushtrime243
                                
   239   240   241   242   243   244   245   246   247   248   249