Page 246 - Demo
P. 246
Pjesët e fjalisë së përbërë me bashkërenditje janë të pavarura prej njëra-tjetrës. Ato lidhen mes tyre me lidhëza bashkërenditëse ose pa lidhëza.Turistët shkuan në mal, ndërsa ne qëndruam në qytet.Frynte erë e fortë retë shtynin njëra-tjetrën me tërbim binte shi i rrëmbyeshëm.Pjesët e këtyre fjalive mund të qëndrojnë edhe si fjali më vete: Turistët shkuan në mal. Ne qëndruam në qytet.Llojet e fjalive të përbëra me bashkërenditjeFjali e përbërë me bashkërenditje shtuesePjesët e kësaj fjalie lidhen me lidhëza bashkërenditëse shtuese: e, dhe, jo vetëm…por edhe, as….as etj. Beni vraponte dhe Arbri e ndiqte pas.Jo vetëm të ndiejmë keqardhje për më të dobëtit, por edhe t’i ndihmojmë ata.Fjali e përbërë me bashkërenditje kundërshtuesePjesët e kësaj fjalie lidhen me lidhëza bashkërenditëse kundërshtuese: po, por, mirëpo, kurse, veçse etj.U mat të thoshte diçka, por nuk foli.Mund të luash, veç mos u djersit. Fjali e përbërë me bashkërenditje veçuesePjesët e kësaj fjalie lidhen me lidhëza bashkërenditëse veçuese: ose, o, apo, ose....ose, o....o etj.Do të vish me ne apo do të qëndrosh këtu?O bëhet kjo punë tani, o nuk bëhet më kurrë.Fjali e përbërë me bashkërenditje përmbyllësePjesët e kësaj fjalie lidhen me lidhëza bashkërenditëse përmbyllëse: prandaj, ndaj, pra etj.Iliri kërkoi falje, pra është ndërgjegjësuar për gabimin.Unë do të marr një picë Margarita, kurse ti zgjidhe vetë.9SintaksëLlojet e fjalive të përbëra me bashkërenditje244

