Page 248 - Demo
P. 248
10Pika (•)Pika shënon mbarimin e një fjalie që nuk shqiptohet as me intonacion pyetës, as me intonacion thirrmor. Në ligjërimin e folur, asaj i përgjigjet një pushim relativisht i gjatë midis fjalive.Vihet pikë:a. Në fund të një fjalie dëftore: Ja, kështu po ngrihej Shqipëria e re, e pavarur, demokratike.b. Pas një fjale a togu fjalësh ose pas një pjesëze me vlerën e një fjalie, kur nuk shqiptohen me intonacion pyetës a thirrmor: Buzëqeshje. Shpërthime të qeshurash. Duartrokitje.c. Në fund të një fjalie nxitëse jothirrmore, që shpreh këshillë, porosi, propozim, lejim ose pranim:Dëgjomëni mua. T’i doni prindërit. Le t’i diskutojmë propozimet tuaja. d. Në fund të një fjalie të përbërë: Ai vetë s’e kuptoi dot ç’e ngriti në këmbë. Pyete kur do të vijë.Pikëçuditja (!)Pikëçuditja shënon përfundimin e një fjalie që shqiptohet me intonacion thirrmor.Pikëçuditja vihet:a. Në fund të një fjalie dëftore-thirrmore: Eh, kushedi ku e ka mendjen! b. Në fund të një fjalie dëshirore-thirrmore e nxitëse-thirrmore: Mbeçi mirë me shëndet! Mirupafshim! Asnjë të mos më afrohet! — foli nëna. — Jam me grip.c. Në fund të një fjalie me nënrenditje që ka si fjali kryesore një fjali me karakter thirrmor, qoftë ajo dëftore, dëshirore ose nxitëse: Sa ma bëtë qejfin që erdhët! Të lumshin këmbët që erdhe!d. Pas një thirrori ose një pasthirrme në krye të një fjalie për t’u vënë në dukje më shumë, për t’u theksuar më shumë: — Tina! Tina! Tina! – thirrën njëzëri. e. Pas një onomatopeje që përdoret më vete: Pam! Pam! Pam! – u dëgjua një krismë. Ha-ha-ha! — u dëgjuan të qeshura nga jashtë. f. Pikëçuditja mund të përdoret e përsëritur edhe në kllapa për të shfaqur mosmiratim, ironi etj., ndaj një thënieje: Ç’tragjedi!! Keqkuptimet ekzistojnë!!!Përdorimi i pikës dhe i pikëçuditjes Drejtshkrim246

