Page 25 - Demo
P. 25
STUDIM TEKSTI Analizojmë tekstin3Punë me grupeGrupi I: Arsyetoni si arriti koprraci të fitonte një kallëp floriri?Grupi II: Pse mendoni që djalin, në të vërtetë, e vrau luani? Çfarë tregon kjo?Grupi III: A ju kënaq fakti që fituese në fund është breshka? Pavarësisht se mund të ndani mendime të ndryshme, referojuni pjesës dhe moralit të saj. Arsyetoni veprimin e lepurit.Grupi IV: Pse prindërit e leopardit të vogël gabuan? A është hakmarrja një pasion primitiv?Interpretojmë tekstin 4 Pse fabulat quhen ndryshe edhe tregime për kafshë?Gjuha e tekstit 5 Fabulat e përcjellin mesazhin përmes humorit. Shpjegoni rolin e gjuhës humoristike, duke e ilustruar me shembuj nga fabulat më lart. 6 Mesazhet e fabulave vijnë në formën e një zinxhiri me fjalë kyçe. Gjeni nga tri fjalë kyçe për secilën fabul. Reflektojmë rreth tekstit 7 Ilustrimi i mëposhtëm paraqet një pjesë nga biseda ndërmjet dy bashkëbiseduesve që kanë lexuar më parë fabulën “Koprraci dhe floriri i tij”. Folësi 1 Folësi 2Ç’mund të thotë Folësi 2 për të mbështetur këndvështrimin e tij?Vizatoni edhe ju diçka të ngjashme me ilustrimin e mësipërm, ku problemi që do të parashtroni në bisedën midis folësve t’i përshtatet njërës prej fabulave të tjera.Ndërtoni një situatë të ngjashme për njërën nga fabulat e tjera. DetyrëGjeni një fabul tjetër dhe interpretoni mesazhet apo këshillat që ajo përcjell.Fqinji u tregua i keq, ironik dhe aspak miqësor. Ai mund ta kishte zëvendësuar floririn me diçka më të mirë sesa guri.Jo, nuk mundej. Guri është i rëndësishëm në fabul.23

