Page 250 - Demo
P. 250


                                    11I. Ndahen me presje:a. Fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat e përsëritura edhe..., edhe; hem..., hem... ; as..., as ... ; o ..., o ... ; ose..., ose... ; ja..., ja...; herë..., herë...Dhe kënga kish mbaruar, / dhe mikrofoni ishte flakur, / dhe vetë këngëtari ndihej shumë i lodhur / dhe me zor merrte frymë…b. Fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat dyshe jo vetëm..., por edhe...; le që..., por edhe...Le gomari që na ngordhi, por s’na lenë rehat edhe mizat. c. Fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat kundërshtore po (por), kurse, ndërsa, veçse, veç, vetëm se... Në mëngjes zgjohej qëmenatë, kurse në mbrëmje e zinte gjumi herët.d. Fjalitë e bashkërenditura me lidhëzat përmbyllëse prandaj, andaj, ndaj: Kishin veshur atlete, prandaj nuk u dëgjua zhurma e tyre.e. Fjalitë e bashkërenditura me lidhëzën pa:Ta kisha parë edhe një herë, pa ç’të ishte!II. Ndahen me presje:f. Fjalitë e varura që ndodhen para kryesores:Sa kishte folur, as ai vetë s’e dinte. Ç’të mbjellësh, do të korrësh.g. Fjalitë e varura me përemrat lidhorë që, i cili dhe me ndajfoljen ku, kur vijnë pas kryesores:Nisën të ndihen erëra të lagështa, që dukej se do të sillnin shiun.h. Fjalitë e varura me lidhëzat aq sa dhe kështu që, kur vijnë pas kryesores:Bukë s’kishim ngrënë, kështu që na u desh të nxitonim.i. Fjalitë e varura me lidhëzat në, po, nëse, në qoftë se, në rast se, sikur, kur, po qe se, me kusht që, kur vijnë pas kryesores:Ne do të mbeteshim pa folur, po të mos na kishte tërhequr vëmendjen mësuesja.j. Fjalitë e varura me lidhëzat megjithëse, ndonëse, sado që, sido që, edhe pse, kur vijnë pas kryesores:Askush nuk e mendoi rrezikun, ndonëse rruga ishte me rreziqe të shumta.k. Fjalitë e varura me lidhëzat: përveç që, në vend që, kur vijnë pas kryesores:Me hallin tim unë i mërzita të gjithë, në vend që t’i kisha lënë të qetë.l. Fjalitë e bashkuara pa lidhëza:Verës malin e përcëllon dhe e kris dielli, dimrit e pëlcet ngrica, stinëve të tjera e lajnë dhe e gërryejnë rrëketë.Vihet midis presjesh:m. Fjalia e varur që futet në mes të fjalisë kryesore:Kënga e saj, sado që u interpretua bukur, nuk më la mbresa. n. Fjalia e varur që hyn në mes të një fjalie të bashkërenditur ose të varur: Nëna u bë merak, por, kur mësoi të vërtetën, u qetësua.Nuk ndahen me presje: o. Fjalitë e varura me lidhëzat sa (ç’), se, sesa, se ç’, nga sa, nga ç’, kur kanë lidhje me një mbiemër a ndajfolje në shkallën krahasore: Ishte një këngë aq e bukur sa nuk doja të përfundonte.DrejtshkrimPërdorimi i presjes në fjali248
                                
   244   245   246   247   248   249   250   251   252   253   254