Page 252 - Demo
P. 252


                                    12SintaksëLigjërata e drejtë riprodhon në formë të pandryshuar ç’është thënë apo shkruar nga një i tretë apo nga vetë folësi a shkruesi. Pra, në ligjërimin e mëparshëm nuk bëhet asnjë ndërhyrje.Gazetari e pyeti të ftuarin: “Përse u bishtnoni pyetjeve?”ligjëratë e drejtëLigjërata e zhdrejtë riprodhon në formë të ndryshuar ç’është thënë apo shkruar nga një i tretë apo nga vetë folësi a shkruesi. Pra, ndërhyhet në formën e ligjërimit të mëparshëm.Gazetari e pyeti të ftuarin se përse u bishtnonte pyetjeve.ligjëratë e zhdrejtë ligjëratë e drejtëGjatë kalimit nga ligjërata e drejtë në të zhdrejtë vihen re disa ndryshime, ndër të cilat përmendim:Shmanget përdorimi i dypikëshit dhe i thonjëzave dhe futet në përdorim lidhëza: Vajza tha: “Nuk e kam thyer gotën”. Vajza tha se nuk e kishte thyer gotën.Foljet dhe përemrat e vetës së parë apo të dytë kthehen në vetë të tretë:Vajza tha: “Nuk e kam thyer unë gotën”. Vajza tha se nuk e kishte thyer ajo gotën.Ndryshon koha e foljeve:Vajza tha: “Po ta kisha thyer gotën, do ta pranoja qortimin”. Vajza tha se po ta kishte thyer gotën, do ta kishte pranuar qortimin.- Ia dhe lajmin Benit?- Po. Unë i thashë: “Kemi lajme të reja.” Kalimi nga ligjëratë e drejtë në ligjëratë të zhdrejtë- Po ai?- Ai më tha se do të vijë sa më parë.Ligjërata e drejtë dhe ligjërata e zhdrejtë250
                                
   246   247   248   249   250   251   252   253   254   255   256