Page 253 - Demo
P. 253


                                    1 Ktheni disa pjesë të dialogut të mëposhtëm në ligjëratë të drejtë.– O bijë, kush të solli? Nuk po e shoh tët shoq këtu, – tha duke hetuar oborrin.– Më solli Kostandini, – iu përgjigj e bija. Në sytë e nënës kaloi një hije dyshimi. – Cili Kostandin? – e pyeti sikur të mos kujtohej as për emrin e djalit të saj.– Kostandini, nënë, yt bir, a nuk e porosite ti? – e pyeti qortimshëm që ta nxirrte nga ajo përhumbje e thellë. Nëna u mbështet pas shtalkës së derës sikur t’i qenë marrë mendtë e donte të mbahej diku. – Bijë e nënës, po flet përçart, apo unë s’dëgjoj mirë? – ia ktheu e ëma.– Nënë, Kostandini po vjen pas meje.– Bijë e nënës, – i foli ngadalë e me dhimbje, – asaj rruge që ka shkelur Kostandini nuk është kthyer njeri deri më sot…2 Ktheni ligjëratat e drejta (të mësipërme) në ligjërata të zhdrejta.3 Rishkruani fjalitë e mëposhtme duke e kthyer ligjëratën e zhdrejtë në të drejtë. Kujdes pikësimin.Ai na këshilloi t’i fiknim celularët.  _________________________________________________________________________Më pyeti se ç’lëndë bënim dhe në ç’orë fillonte mësimi? _________________________________________________________________________Gjyshja më përqafonte e më thoshte se do të bëhesha njeri i mirë e i dashur. _________________________________________________________________________Thoshte se nuk kishte frikë nga askush dhe asgjë. _________________________________________________________________________Kandidati premtoi se do të ndërtonte një rrugë të re. _________________________________________________________________________4 Rishkruani tekstin duke korrigjuar shenjat e pikësimit. Mos vallë kodra është vendbanim i ndonjë hyji dhe ai nuk po e lë kështjellën të lartësohet e pyeti vëllai më i vogël. Plaku mohoi me kokë. Mos vallë muret rrëzohen prej syrit të keq e pyeti vëllai i mesëm. Plaku mohoi me kokë e me sy. Mos vallë ndonjë orë inatçore na ka shituar kushedi përse e pyet i madhi. Plaku mohoi për të tretën herë. Po qe se doni të lartësohen muret të fshehtën do t’jua rrëfej unë u pëshpëriti plaku i panjohur. Por pas pak u kumtoi. Do t’ua kisha rrëfyer sikur të mos e dija se do të më merrnin për mëkatar. Mëkati yt rëntë mbi supet tanë e përbetoi vëllai i madh. 5 Plotësoni fjalitë me ligjëratë të drejtë.Babai më tha ______________________________________________________________Nëna më premtoi ____________________________________________________________U premtova prindërve ________________________________________________________Blerta m’u përbetua __________________________________________________________Të urtët thonë ______________________________________________________________6 Ktheni fjalitë e ushtrimit 5 në ligjëratë të zhdrejtë. Ushtrime251
                                
   247   248   249   250   251   252   253   254   255   256   257