Page 258 - Demo
P. 258
Kompetenca e fushës së të lexuaritLexoni pjesën e mëposhtme.Princi i vogëlPlaneti i pestë ishte tejet i çuditshëm. Ai ishte më i vogli nga të gjithë. Kishte vend vetëm sa për një fener dhe një ndezës fenerësh. Princi i vogël nuk arrinte dot ta shpjegonte se ç’duheshin diku në hapësirën qiellore, në një planet pa shtëpi e pa njerëz, një fener dhe një ndezës fenerësh. Megjithatë, tha me vete: “Mbase, ai është një njeri pa mend. E, megjithatë, është më me mend se mbreti, mendjemadhi, biznesmeni dhe pijaneci. Tek e fundit, puna e tij e ka një kuptim. Kur ai ndez fenerin, kjo është njëlloj si të kishte bërë të lindte një yll më shumë a një lule. Dhe kur ai e shuan fenerin, kjo është si të vinte në gjumë atë lule apo atë yll. Është diçka shumë e bukur. Dhe është vërtet e dobishme, pasi është e bukur”. Me të mbërritur në planet, ai përshëndeti me nderim ndezësin e fenerëve:– Mirëdita! Përse po e shuan fenerin?– Kështu ma kanë dhënë detyrën, – u përgjigj ndezësi. – Mirëdita!– Cilën detyrë?– Të shuaj fenerin. Mirëmbrëma!Dhe ai rindezi fenerin.– Po përse po e ndez përsëri?– Kështu ma kanë dhënë detyrën, – ia ktheu ndezësi. – Detyra është detyrë. Mirëdita! Dhe e shoi përsëri fenerin. Pastaj fshiu ballin me një shami me kutiza të kuqe.– Kam punë të lodhshme. Dikur edhe shtyhej. E shuaja fenerin në mëngjes dhe e ndizja në mbrëmje. Gjithë pjesën tjetër të ditës e kisha për t’u çlodhur, ndërsa natën, për të fjetur…– Dhe që atëherë detyra ka ndryshuar?– Jo, nuk ka ndryshuar detyra, – tha ndezësi. – Pikërisht kjo është e keqja. Planeti, nga viti në vit ka filluar të vërtitet më shpejt, ndërsa detyra nuk ka ndryshuar.– Kështu që? – pyeti princi i vogël.– Kështu që, tani që planeti rrotullohet një herë në minutë, për mua nuk ka as edhe një çast pushim. Më duhet ta ndez e ta shuaj fenerin çdo minutë.– Po kjo është për të qeshur! Këtu dita zgjat vetëm një minutë.– Nuk është aspak për të qeshur, – tha ndezësi i fenerëve. – U bë një muaj që ne po bisedojmë së bashku.– Një muaj?!– Po. Tridhjetë minuta. Domethënë, tridhjetë ditë! Mirëmbrëma! Dhe ai e ndezi sërish fenerin. Princi i vogël e vështroi dhe ndjeu dashuri për këtë ndezës fenerësh, i cili e zbatonte me kaq besnikëri detyrën. Dhe i erdhën ndërmend perëndimet e diellit, që dikur përpiqej t’i shihte duke zhvendosur karrigen. Deshi ta ndihmonte tjetrin:– E di?... Ka një mënyrë se si mund të pushosh sa herë të duash…– Për të dashur dua të pushoj gjithmonë, – tha ndezësi. Se njeriu mund të jetë në të njëjtën kohë edhe punëtor i bindur, edhe përtac. Princi i vogël vazhdoi:– Planeti yt është kaq i vogël, sa mund t’i vish rrotull me tre hapa. Dhe, që të ndjekësh kurdoherë ditën, mjafton ta baresësh ngadalë. Sa herë të duash të çlodhesh nga puna, mjafton të ecësh… Në këtë mënyrë, dita për ty do të zgjasë sa të duash ti.– Nuk kam ndonjë përfitim kushedi çfarë, – tha ndezësi. – Kurse unë jam i dëshiruar për gjumë.– Për këtë nuk bëhet fjalë, – i tha princi i vogël.– Jo, nuk bëhet fjalë, – përsëriti edhe ndezësi. – Mirëdita! Dhe shoi fenerin. “Të tjerët, – the me vete princi i vogël duke vijuar udhëtimin, – edhe mbreti, edhe mendjemadhi, edhe pijaneci, edhe biznesmeni, të gjithë këta kishin për ta përbuzur këtë njeri. Mirëpo ky është i vetmi që nuk më duket pa vlerë. Ndoshta, ngaqë nuk merret thjesht me veten, por edhe me diçka tjetër”. Psherëtiu i hidhëruar dhe tha me vete:“Ai është i vetmi, të cilin mund ta kisha bërë shok. Por planeti i tij është vërtet shumë i vogël. Nuk ka vend për dy vetë…”Ajo që princi i vogël nuk donte t’ia pohonte as vetes, ishte se, këtij planeti të bekuar ia kishte zilinë sidomos për ato njëmijë e katërqind e dyzet perëndime të diellit në njëzet e katër orë!256Punohet pas faqes 68

