Page 26 - Demo
P. 26
Dhe Odisea dha urdhër:– Më bëni një kalë prej druri, të madh sa katër kuaj të gjallë, njëri mbi tjetrin. Ky kalë të jetë shumë i bukur dhe të ketë brenda trupit një dhomëz ku mund të rrinë disa veta; po dera e dhomëzës të mos duket. Gatiteni sa më parë që të jetë e mundur dhe mos e bëni për fjalë me asnjeri.Marangozët iu përveshën punës dhe punuan ditë e natë, natë e ditë.Odisea shkoi të kërkonte një njeri, të cilit ia kishte tani nevojën.– Sinon, ti je dinak e i mençur, si dhe shtinjak i mrekullueshëm!– Nuk jam aq dinak sa ti, që u hoqe si lypës kur shkove midis armiqve për të parë e për të matur forcat e tyre. – Sinon, ka ardhur çasti që të tregosh zotësinë tënde. Vetëm ty do të ta them atë që kam ndër mend të bëj, se vetëm ti mund të më ndihmosh. Dua që trojanët ta futin në qytet kalin që po bëjmë ne.– Odise, ti kërkon ta futësh në Trojë këtë kalë? Pse? Për çfarë do të shërbejë?– Akejtë do të bëjnë sikur do të nisen me anijet e tyre për në atdhe, por do të fshihen prapa ishullit Tenedo, ai ishulli që duket përkundruall. Do ta futësh në Trojë kalin, ku do të ketë luftëtarë dhe natën shokët tanë do të kthehen; ne do të dalim nga kali, do të hapim dyert dhe qyteti do të pushtohet.– O Odise, unë do t’ua mbush mendjen trojanëve që ta futin kalin brenda mureve të qytetit. Ti do të më ngjeshësh me grushte, do të më futësh shqelma dhe do të më çjerrësh, por shiko që goditjet më shumë të duken se të ndihen! Pastaj të tjerat i marr përsipër unë.* * *Hyri në qytet me një pamje vërtet për të qarë hallin. Kur e panë në këtë gjendje, si mos më keq, të rreckosur, të gjakosur e tërë blanatë mavijosura, shumë gra e burra iu mblodhën përreth dhe e mbytën me pyetje.– Kush je ti? Nga vjen? Ç’të ka ndodhur?– Ç’më ka ndodhur? Nuk e shihni? Më kanë trajtuar si qen! Donin të më vritnin fare, po krisa e ika. Dhe dua të hakmerrem kundër KALI I DRUNJTË Para leximitSillni në kujtesë filmin “Odisea”. Diskutoni për ngjarjet dhe personazhet e tij.Historia që i paraprin rrëfimit të mëposhtëm, flet për luftën e famshme greko-trojane, luftë që nisi për shkak të Helenës, gruas së bukur greke me të cilën u dashurua Paridi, princi trojan. Tashmë jemi në momentin kur Odisea u sugjeron grekëve një dredhi për të fituar luftën. Kjo dredhi është Kali i Drunjtë...Subjekti është tërësia e ngjarjeve, e veprimeve, e konflikteve etj., nëpërmjet të cilave dalin në pah karakteret dhe tiparet dalluese të personazheve, si dhe zbulohet përmbajtja e një vepre letrare. Laura Orvieto (1876-1953)Shkrimtare italiane për fëmijë. Ka shkruar një sërë librash, të cilët janë përkthyer në disa gjuhë të botës. Ndër ta, më të njohurit janë: “Rrëfime të historisë botërore”, “Princesha, fëmijë dhe kafshë”, “Historia e fëmijëve të lashtë” etj.24

