Page 260 - Demo
P. 260
Kompetenca e fushës së të lexuaritLexoni poezinë e mëposhtme.ZiletTringëllijnë kumbueshëm ato zile,-Ah, t’argjendtat zile!Ç’botë të hareshme ka në ato melodi,Ç’mrekulli!Mbani vesh si tringëllijnë,Ah, tring, tring, tringëllijnë…Në natën me ajër të ngrirë tringëllijnë.Dhe yjet nga lart na spërkasinMe vezullime në ngjyrë hënore,Jo, jo, një gëzim më të madh nuk kaSe kjo shëndritje kristalore.Dhe koha ngrin,Ngrin për një çast,Dhe jeta prapë çel,Çel me kaq gaz.Një tringëllimë aq e ëmbëlBuron mrekulli.Tringëllijnë ato zileTring tring…Oh, ç’kumbim dhe drithërimëNë shpirtin tim! Edgar Alan Po1. Ku i dëgjon zilet poeti? A ju duket sikur i dëgjoni edhe ju këto zile? (2 pikë)a. _________________________________________________________________b. _________________________________________________________________2. Shpjegoni vargjet e mëposhtme, të cilat janë vendosur me rendin që kanë në poezi. Si vjen gjendja emocionale e poetit nga vargu i parë në të katërtin? (6 pikë)a. Tringëllijnë kumbueshëm ato zile._______________________________________b. Në natën me ajër të ngrirë tringëllijnë. __________________________________c. Jo, jo, një gëzim më të madh nuk ka. _____________________________________d. Dhe jeta prapë çel.e. Çel me kaq gaz. ____________________________________________________f. Oh, ç’kumbim dhe drithërimë...! _________________________________________ 3. Gjeni në poezi vargjet që shprehin njëherësh bukurinë e shpirtit dhe atë të peizazhit. Cilën figurë letrare përdor autori në këtë rast? (2 pikë)• Vargjet ______________________________________________________________• Figura letrare _________________________________________________________258Punohet pas faqes 95

