Page 262 - Demo
P. 262
Kompetenca e fushës së të lexuaritLexoni kronikën e mëposhtme.Ëndrra bëhet realitet, Shqipëria në “Francë 2016”11 tetor 2015, data që hyri në historinë e futbollit shqiptar. Kombëtarja jonë bëri ëndrrën realitet. Pas fitores 3-0 me Armeninë, për herë të parë kuqezinjtë janë kualifikuar në një kampionat të rëndësishëm, siç është ai evropian. Në mesin e skuadrave elitare të futbollit, Shqipëria do të jetë pjesë e “Evropianit 2016”, që do të zhvillohet në Francë.Djemtë e De Biazit e nisën shumë mirë lojën dhe në minutën e nëntë u shënua një autogol nga mbrojtësi armen, Kamo Hovhanisian, duke kaluar në avantazh. Fillimisht, gjuajti Basha, topin e kapi portieri, por nuk arriti ta kontrollonte. Në këtë moment, topi shkoi te Kamo Hovhanisiani, i cili e devijoi gabimisht duke e dërguar në portën e skuadrës së tij.Në minutën e 23-të erdhi goli i dytë për Shqipërinë, i cili u shënua nga Berat Gjimshiti. Memushaj pasoi një top të saktë në zonë për Gjimshitin, i cili më pas e dërgoi në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2.Edhe pjesa e dytë nisi me raste për Shqipërinë. Në minutën e 76-të, Armando Sadiku shkundi për herë të tretë rrjetën e portës armene.Me këtë rezultat, Shqipëria u rendit në vendin e dytë, me 14 pikë pas Portugalisë.1. Teksti i mësipërm është: (1 pikë) kronikë; njoftim; biografi.2. Tema e këtij shkrimi lidhet me: (1 pikë) sportin; muzikën; ngjarje të jetës së përditshme; ngjarje historike.3. Përgjigjuni pyetjeve lidhur me përmbajtjen e shkrimit. (5 pikë)Për çfarë flitet në këtë tekst? ……………………………………………………Ku ka ndodhur ngjarja? …………………………………………………………Kur ka ndodhur? ………………………………………………………………..Cilët janë pjesëmarrësit? ……………………………………………………….Si është zhvilluar ajo? …………………………………………………………..4. Shkruani tri fakte të përmendura nga autori në tekst. (3 pikë)a. ……………………………………..b. ……………………………………..c. ……………………………………...5. Jepni dy shembuj që dëshmojnë se ky shkrim është organizuar në rend kronologjik. (2 pikë)………………………………….. …………………………………..6. Gjeni në tekst fjalët që janë pjesë e fushës leksikore të fjalës futboll. (3 pikë) + + + + + = 13 pikë 260Punohet pas faqes 107

