Page 263 - Demo
P. 263
Kompetenca e fushës së të lexuaritLexoni pjesën e mëposhtme.Biçikleta maloreKjo biçikletë është prodhuar enkas për të lëvizur me shpejtësi në rrugë të asfaltuara dhe në mal; kjo është biçikleta malore, e cila u shfaq rreth vitit 1985 dhe pati menjëherë sukses të madh. Cilat janë karakteristikat e saj? Trup i qëndrueshëm, por edhe shumë i lehtë në sajë të lidhjeve të reja metalike, goma të gdhendura për t’u ngjitur më mirë pas terrenit. Regjistri, i cili u shpik në vitin 1896 nga anglezi Edmund Hoxhkinson, është pika më e fortë e kësaj biçiklete: ai lejon të ndryshohet numri i xhirove që bën rrota gjatë një rrotullimi të pedaleve në përputhje me llojin e terrenit. Për këtë, në rrugë me pjerrësi të madhe, përdoret regjistri më “i ngushtë”, që e bën lëvizjen e pedaleve më pak të lodhshme, por rrota bën edhe më pak xhiro; në terren të sheshtë përdoret një regjistër më i gjerë dhe më i butë, me të cilin rrota bën një numër më të madh xhirosh në çdo rrotullim pedalesh, por, nga ana tjetër, kjo është më e lodhshme.Pjesët përbërëse të biçikletës janë: zinxhiri, gomat, trupi prej çeliku, regjistri, frenat, feneri.Turi i parë çiklistik u zhvillua më 31 mars 1868, në parkun “Sent-Klod”, në Francë. Në të morën pjesë 200 “këmbëshpejtë” dhe u fitua nga anglezi Xhejms Mur, i cili përshkoi më shumë se 135 km në afro 10 orë e gjysmë, me një shpejtësi mesatare rreth 13 km/orë.PërdorimiGjatë luftërave botërore, biçikleta u përdor gjerësisht edhe si mjet transporti ushtarak. Gjatë Luftës së Parë Botërore, trupat ushtarake, për të lëvizur, përdornin biçikletat. Ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore, deri edhe parashutistët u pajisën me modele të çmontueshme biçikletash, në mënyrë që të lëviznin më me lehtësi kur të zbrisnin mbi tokë.VektoriI prodhuar dhe i përdorur si në Angli, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të viteve tetëdhjetë, vektori është një biçikletë garash, e aftë të arrijë 100 km/orë vetëm në sajë të forcës së këmbëve që ushtron drejtuesi, i cili pedalon i shtrirë përgjysmë në shpinë.1. Për çfarë informoheni në këtë tekst? (1 pikë)2. Çfarë shpjegohet aty? (1 pikë)3. Shkruani tri fakte të përdorura në tekst. (3 pikë)__________________________ __________________________ __________________________4. Gjeni në tekst fjalitë ku tregohet: (4 pikë) dobia e biçikletës……………………………………… ndërtimi i saj………………………………………….. funksioni………………………………………………. evoluimi në kohë………………………………………5. Shkruani tri tipare gjuhësore të këtij teksti: (3 pikë)…………………………… …………………………… ……………………………..6. Gjuha e këtij teksti është: (2 pikë) e thjeshtë; me shifra; me data; me shpjegime; me citime; objektive; subjektive.7. Gjeni në tekst një paragraf ku është përdorur marrëdhënia shkak–pasojë. (1 pikë) + + + + + + = 14 pikë 261Punohet pas faqes 107

