Page 264 - Demo
P. 264
Kompetenca e fushës së të lexuaritLexoni tekstin e mëposhtëm.Teknologjia në shërbim të lexuesveNdërsa shkenca përparon me ritme të shpejta, ne e kemi të vështirë të ndryshojmë zakonet tona. Ekziston gjithmonë një prirje pro dhe kundër për gjithçka, por e ardhmja i takon pëlqimeve të brezit të ri dhe kjo sigurisht që është e pashmangshme. Por, çfarë është një E-book? Një tablet i përshtatshëm për libra dhe vëllime, por ka edhe disa të tjerë më të avancuar, pothuajse me funksionet e një kompjuteri. Cilat janë ndryshimet dhe përparësitë e një E-book-u në lidhje me një libër?E-book-u arrin të zëvendësojë biblioteka të tëra. Ai mund të jetë i përshtatshëm dhe i dobishëm për të gjithë fëmijët, pasi shmang peshën e çantave të mbushura me libra dhe mund të lirojë hapësira të tëra shtëpiake që zihen nga raftet me libra. Kursen kohë. Një E-book nuk do më shumë se 1-2 sekonda për të gjetur librin e kërkuar, ndërkohë që në një bibliotekë të duhet ta marrësh shtruar derisa të gjesh atë që kërkon.Është i lehtë për t’u transportuar. Kur planifikojmë një udhëtim, na duhet të zgjedhim librin që do të marrim me vete, ndërkohë që me një E-book kemi mundësi që, kudo që ndodhemi, në çdo kohë, të zgjedhim titullin e librit që dëshirojmë të lexojmë.Në një E-book mund të ndryshojmë kontrastin e dritës, mund të zmadhojmë dhe errësojmë shkrimin, gjithçka në varësi të shikimit, ambientit etj., ndërkohë që me një libër të zakonshëm, kemi vetëm një zgjedhje kur lodhemi: të bëjmë pak pushim. Kështu, ai është i përshtatshëm për t’u lexuar edhe natën. Nëse na pëlqen të lexojmë përpara gjumit, ndriçimi i E-book-ut është më i përshtatshëm sesa drita e abazhurit, me të cilën jemi mësuar tashmë. Ka shumë gjasa që në të ardhmen, secili prej nesh të ketë një E-Book në çantën e tij.1. Ky fragment është: (1 pikë) një kronikë; një tekst përshkrues; një letër; një tekst argumentues.2. Informacioni kyç i këtij teksti është: (1 pikë) shkenca përparon me ritme të shpejta; ne e kemi të vështirë të ndryshojmë zakonet tona; E-book-u ka përparësi ndaj librit.3. Nënvizoni në tekst dy fraza në të cilat autori: (2 pikë)a. ilustron përparësitë e E-book-ut____________________________________________________b. parashikon të ardhmen e përdorimit të tij____________________________________________262Punohet pas faqes 145

