Page 27 - Demo
P. 27
tyre! Dua të marr hak kundër të gjithëve: kundër Menelaut, Agamemnonit, Odisesë e gjithë të tjerëve. Kanë për të parë se edhe një njeri i varfër, kështu si unë, mund të marrë hakun kur e trajtojnë më keq se një kafshë! Po unë vdiqa, vdiqa për të ngrënë! Oooh!Duke thënë këto fjalë, Sinoni mbylli sytë dhe u lëshua përdhe...– Nuk më thua, o burrë i mirë, ç’është ajo godinë e lartë që e kanë ndërtuar akejtë dhe që duket si një kalë? A e di ti?– Si jo! Është vërtet kalë. Ai është kalë i drunjtë dhe e kanë ndërtuar për t’ia dhuruar Paladë Atenës, që ajo t’i ndihmojë akejtë të mbërrijnë shëndoshë e mirë në atdhe.– Të mbërrijnë në atdhe? Mos vallë po kthehen në atdhe akejtë? Nuk do të luftojnë më?– Nuk e dini? Pas rënies së Akilit në betejë, ushtria nuk ka më shpresë të fitojë! Do të kthehen në shtëpi; nuk e shikoni që po ngrenë velat e anijeve për t’u nisur? Do të kthehen e do të arrijnë në atdhe shëndoshë e mirë këta qena! Po në daçi t’i shihni të mbaruar e asnjë prej tyre të mos shkelë në tokën helene...– Duam t’i shohim të mbaruar, s’do mend! Ç’duhet të bëjmë? Fol, Sinon, fol! Ti do të jesh një nga tanët dhe asnjeri s’do të të trajtojë keq këtu!– Gjersa kali të qëndrojë jashtë mureve, akejtë do të jenë të mbrojtur në det, por, në qoftë se kali hyn në sheshin tuaj më të madh, përpara tempujve të Paladë Atenës, në det do të shpërthejë një stuhi e tmerrshme, shumë nga anijet e mëdha do të fundosen e do të çahen nga era e marrë dhe trupat e armiqve tuaj e të mi do të flaken buzë gatit – bëj gati.shtinjak – që shtiret. përkundruall – përballë.blanë – shenjë ose dangë që mbetet në trup nga një plagë.shatorre – çadër, tendë.tempull – faltore.aheng – argëtim me saze dhe me këngë e valle popullore.FjalorPërmbledhja ështëparaqitje me pak fjalë e thelbit të përmbajtjes së një teksti. 25

