Page 270 - Demo
P. 270


                                    Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës (Leksikologji)Sinonimet, antonimet, homonimet1. Gjeni sinonimet e fjalëve të mëposhtme. (5 pikë)doktor_______, ambulancë_________, infermiere___________ , gëzim_________, lojtar_______, radhë________, social___________, producent__________, central_________aspiratë_____________2. Zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalë të tjera me kuptim të njëjtë ose të përafërt. (8 pikë)Përjashta, nata dimërore kishte mbështjellë çdo gjë me ujëra, mjegull dhe erë. Duke futur kryet nën mbulesë, dëgjoja mbyturazi zhurmën monotone të pikave të shiut mbi strehën e madhe të shtëpisë sonë.3. Shkruani nga 5 fjali duke përdorur sinonimet dhe antonimet  e fjalëve të mëposhtme. (5 pikë)Sinonime Antonimekomshi__________________________ lartësi____________________________________kokë____________________________ mbarësi__________________________________trim_____________________________ tërheq____________________________________jashtë ___________________________ pak _____________________________________afër_____________________________ ngrin____________________________________4. Shkruani fjali me homonimet e fjalëve të mëposhtme, duke i përdorur  në kuptimin e duhur. (3 pikë) drejtori____________________________________________________ verë ______________________________________________________ mjeshtri___________________________________________________ 5. Gjeni antonimet e fjalëve të nënvizuara. (6 pikë)Kur doli Pavloja nga fundi i varkës, Fania nuk dukej gjëkundi, as afër, as larg, as mbi ujë, as nën ujë, as para, as pas, megjithëse ai po kërkonte gjithandej me sy e me duar në sipërfaqe dhe në thelloma. Vështroi para, asgjë, vështroi majtas, asgjë. Në kokën e tij po luftonte gjallja me mortjen, gëzimi me dhembjen, çlirimi me ankthin. Ujërat e gjolit u luhatën disa herë me radhë, nga veriu në jug dhe nga jugu në veri, gjersa gjetën drejtpeshimin e natyrshëm dhe ranë në plogështinë e tyre._____________________________________________________________________________________ 6. Nënvizoni në tekstin e mëposhtëm 5 fjalë, të cilave mund t’u gjesh  homonimet përkatëse. Shkruajini në çift duke iu vendosur theksin. (5 pikë) Hedh sytë tutje, nëpër ara. Një grup burrash po punojnë me bel. Më larg brinjës së malit duket një tufë delesh. Në vesh më vjen zëri i këmbësorëve, një zë aq i butë, aq i pastër.Çuditërisht, në këto çaste më zë syri aty pranë, pas shpatullës së një guri, një tufë të vogël me çaj, që lëkundet lehtë-lehtë. Ngrihem dhe rend me vrap përmes shkurreve të ulëta për te shokët e tjerë që presin.______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ + + + + + = 32 pikë 268Punohet pas faqes 178 
                                
   264   265   266   267   268   269   270   271   272   273   274