Page 28 - Demo
P. 28


                                    detit. Këtë e ka thënë Kalkanti, më i famshmi i falltarëve tanë. Kështu e pafsha atë qenin, Agamemnonin! Do të më bëhet zemra mal e asgjë në botë s’do të më japë gaz më të madh!Trojanët i besuan fjalët e Sinonit dhe zunë e po rrihnin çështjen në duhej ta sillnin kalin në Trojë apo jo. Ndërkaq, anijet po ngrinin velat për t’u nisur; kur gjithçka ishte gati dhe shatorret i kishin hequr, helenët hipën nëpër anije dhe u larguan në det. Vetëm kali vigan mbeti përpara mureve të qytetit dhe trojanët dolën tufa-tufa jashtë qytetit, që të siguroheshin se armiqtë kishin ikur me të vërtetë dhe që të shihnin kalin.– Sa i bukur dhe i skalitur mirë që qenka! Duket si i gjallë! Duhet shpënë në qytet përpara tempullit të Paladë Atenës!– Po ta shpiem në qytet, tërë armiqtë tanë do të vdesin!– Ashtu? Kush e ka thënë?– E ka thënë ai akeu që ka arritur këtu gjysmë i vdekur! E kanë thënë falltarët!– Mirëpo Kasandra, vajza e Priamit, ka vënë kujën dhe thotë se kali është i gjallë dhe do të na sjellë të keqe!– Kasandra? Vajza e Priamit? Po çfarë di ajo? Është çmendur! Kush ua vë veshin fjalëve të saj?Kasandra, më e bukura e vajzave të Priamit, po dilte atë çast jashtë mureve dhe, kur u gjend përpara kalit, u lëshua përdhe duke qarë. Pastaj u ngrit, duke vështruar larg në det, sikur të shihte atje gjëra të tmerrshme.– Është i gjallë kali! Do të luftojë baras me një mijë armiq! E shoh! Do të mundemi, do të vdesim! Kali merr frymë, ecën, mban armë! Nuk e shikoni që është i gjallë? Mos e shpini në Trojë! Ja, ku po rendin nëpër qytet, po ju vrasin! Ah! Të gjithë të vrarë, vendi po mbytet në gjak! Gjak dhe pranga! Vajtime, britma, hidhërim, dëshpërim!Kështu bërtiste Kasandra duke qarë, pastaj u lëshua përdhe e këputur. Por asnjeri nuk e besonte. Dhe qytetarët grumbulloheshin më tepër rreth kalit dhe e soditnin. Kurse njëri nga priftërinjtë, Laokonti tha:– Qytetarë, po ju jap një këshillë: mos u zini besë akejve, mos i zini besë Sinonit, mos e sillni kalin në qytet. Akejtë janë tradhtarë dhe ndoshta Sinoni ka gënjyer.Kështu foli Laokonti. Dy gjarpërinj, të ardhur nga deti, iu vërvitën atij. Ishin të tmerrshëm, të mëdhenj, sytë i kishin si dy flakë dhe mbi kokë mbanin mijëra flakë. Iu afruan Laokontit, e vështruan mirë dhe iu mbështollën rrotull trupit, duke e shtrënguar gjithnjë e më fort. Ulëriu i mjeri, sepse gjarpërinjtë po ia zinin frymën dhe, me të dëgjuar klithmat, të dy djemtë e tij të rinj erdhën me vrap dhe u përpoqën ta çlironin babanë e tyre; por gjarpërinjtë u zgjatën dhe mbështollën trupin e djelmoshave dhe, të shtrënguar së bashku, Laokonti me të bijtë vdiqën, kurse gjarpërinjtë u kthyen në det.– Qytetarët e panë skenën e llahtarshme, por s’bënë zë nga tmerri e tani asnjeri s’kishte ndër mend ta linte kalin jashtë mureve, secili desh të ndihmonte për ta shpënë te sheshi, përpara tempullit të Paladë Atenës. Kësodore, kalin e shpunë në qytet dhe trojanët, duke pandehur se ishin çliruar nga armiqtë, shtruan gosti dhe bënë ahengtërë natën e natës. Pastaj secili shkoi të flinte, i lodhur, por i kënaqur, dhe asnjeri nuk vuri re se anijet armike, të fshehura prapa ishullit të Tenedos, po ktheheshin dalëngadalë dhe se luftëtarët zunë të zbritnin sërish në bregdet, të armatosur për luftim dhe të etur për gjak.26
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32