Page 283 - Demo
P. 283


                                    Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës (Sintaksë)Fjalitë e përbëra me bashkërenditje dhe me nënrenditje1. Nënvizoni fjalitë e përbëra dhe lidhëzat e tyre. (3 pikë)Rrugët, kthesat, qoshet, pragjet e shtëpive, shtyllat e telefonit dhe gjithçka tjetër ishin si të derdhura në gur, në largësi të përcaktuara me centimetra nga njëra-tjetra. Kurse te babazoti, çdo gjë ishte e butë dhe e ndryshme. Atje, rrugët dhe rrugicat bënin sikur harronin vendin nga kalonin një javë më parë dhe, qetë-qetë e pa bujë, zhvendoseshin nga e majta apo nga e djathta.2. Përcaktoni llojin e fjalisë (me bashkërenditje/me nënrenditje). (3 pikë)U ngrit në këmbë dhe rregulloi syzet mbi hundë. (________________________)Dhoma e saj u kthye në një sallë, ku ajo kalonte pasditen duke luajtur në piano. (______________________)Rrezet e diellit përhapeshin dhe zgjonin çdo gjë me ngrohtësinë e tyre. (________________________)3. Gjeni dhe zëvendësoni lidhëzat bashkërenditëse me një nga këto lidhëza:  po, kurse, jo vetëm... por as, e. (4 pikë)Në shtëpi dhe në lagje nuk kishte ndryshuar asgjë, por te fusha përtej lumit diçka po ndodhte. Kalimtarët qëndronin shpesh në rrugët dhe në rrugicat, ktheheshin nga lumi dhe vështronin të menduar për një kohë të gjatë. Gjyshja dukej më e qetë, megjithatë nuk e fshihte dot një trazim të brendshëm. As nuk fliste, as nuk i ngrinte sytë nga toka.4. Shkruani fjali të përbëra me bashkërenditje duke përdorur: (4 pikë)lidhëza shtuese __________________________________________________________________lidhëza veçuese __________________________________________________________________lidhëza kundërshtore _____________________________________________________________lidhëza përmbyllëse ______________________________________________________________5. Nënvizoni me një vijë lidhëzat bashkërenditëse  dhe me dy vija ato nënrenditëse. (5 pikë)Djali rrinte në breg të detit, ku e kishin syrgjynosur armiqtë, dhe priste se mos shihte ndonjë barkë, e cila do të sillte lajme nga atdheu. Hera-herës i shkonin sytë në qiell dhe vështronte një lejlek. I ngjante se ai lejlek i vinte nga Shqipëria, nga vendlindja. I riu tregonte se kishte mbajtur në shtëpi një shpend të tillë dhe e kishte ushqyer. Për ta dalluar, i kishte vënë në këmbë një pe të kuq.6. Plotësoni fjalitë e mëposhtme me nga një pjesë fjalie.  Qarkoni lidhëzat dhe përcaktoni llojin e tyre. (5 pikë)Ju qenkëshit më të shpejtë se _______________________________________________________________Ai e vënkësh kapelën më shpesh se ___________________________________________________________Ata e paskëshin kthyer librin më vonë se _______________________________________________________Ajo paska çuar fjalë më herët se _____________________________________________________________Ne paskëshim pasur vështirësi më shumë se ____________________________________________________ + + + + + = 24 pikë 281Punohet pas faqes 245
                                
   277   278   279   280   281   282   283   284   285   286   287