Page 284 - Demo
P. 284
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës (Sintaksë)Ligjërata e drejtë dhe ligjërata e zhdrejtë1. Nënvizoni ligjëratat e drejta. (5 pikë)“Fushata zgjedhore në Kosovë u zhvillua e qetë”, deklaruan vëzhguesit e huaj. “Po, - tha i vendosur, - na duhet të ecim përpara pa u ndalur”. Ai gjithmonë pyeste me habi: “Po si është e mundur që nuk po zgjidhet mungesa e dritave te ne?!”. “Kur do të shkojmë bashkë në bibliotekë?”, – pyeste vajza nënën e vet. Në librin e nxënësit shkruhet:“Edukimi qytetar, as nuk fillon dhe as nuk përfundon në shkollë”. 2. Shkruajini ligjëratat e drejta të ushtrimit 1, duke i kthyer në ligjërata të zhdrejta. (5 pikë)________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________3. Në ligjëratat e drejta vendosni shenjat e pikësimit që mungojnë. (6 pikë)Njeriun, thotë një fjalë e urtë, prite nga veshja dhe përcille nga mendja.Nuk thonë kot. Punën e sotme mos e lër për nesër.I çuditshëm je, mor djalë, foli e nxehur nëna. Dhoma jote është gjithmonë rrëmujë.Edhe në vështirësi më thoshte babai njeriu s’duhet të bëhet zemërlepur.Kur do të zhvillohet konkursi i fjalës artistike pyetën nxënësit.E paske shkruar shumë bukur këtë poezi i tha mësuesja Erës.4. Shkruajini ligjëratat e drejta të ushtrimit 3, duke i kthyer në ligjërata të zhdrejta. (6 pikë)________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________5. Në thëniet e mëposhtme, ktheni ligjëratën e drejtë në ligjëratë të zhdrejtë. (4 pikë)“Gjuha shqipe, - ka thënë Eqerem Çabej, - është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”. “Gjuha shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit”, - ka thënë një albanolog i shquar.Gjergj Fishta ka thënë: “Gjuha shqipe është një pasuri fjalësh dhe është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen me të klasikët e çdo kombi, e çdo kohe”. Në një proverb popullor thuhet: “Gjuha ruhet atje ku shkruhet”. __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ + + + + = 26 pikë 282

