Page 29 - Demo
P. 29
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Përgjigjuni pyetjeve rreth tekstit, sipas rrjedhës së ngjarjes.Çfarë kërkon Odisea nga grekët?Kujt i kërkon ndihmë ai për planin e tij?Pse trojanët i besuan Sinonit?Çfarë parandiente Kasandra?Cila ishte këshilla e Laokoontit?Kë besoi në fund turma e qytetarëve?Çfarë mendonin se po afronte? • Shkruani momentin që shënon pikën kulmore të rrëfimit.Analizojmë tekstin 2 Gruponi personazhet e pjesës në:personazhe greke personazhe trojane 3 Cilin personazh admironi dhe pse? 4 Analizoni simbolikën e Kalit të Drunjtë. Kur përdoret shprehja: si Kali i Trojës?Interpretojmë tekstin5Punë me grupeGrupi I: Lexoni dhe mbani shënime për figurën e Odisesë. Nxirrni përfundime për këtë personazh.Grupi II: Lexoni dhe mbani shënime për figurën e Kasandrës. Nxirrni përfundime për këtë personazh.6DiskutimSi ju duket figura e Odisesë? Përshkruajeni këtë personazh duke pasur parasysh rrëfimin e mësipërm dhe ndonjë libër a film për këtë ngjarje. Po figura e Kasandrës, si vjen te ju? Shpjegoni ndikimin që ka te njerëzit secili prej tyre. A është bindës Odisea? Po Kasandra? Pse?Gjuha e tekstit 7 Gjeni disa mbiemra që japin figurën e epitetit dhe që janë pjesë e përshkrimeve të këtij teksti.Reflektojmë rreth tekstit 8 Ritregojeni këtë ngjarje në formë të shkurtuar, përmes një paragrafi.DetyrëGjeni një personazh tjetër nga mitologjia, emri apo vepra e të cilit sot merret si model. Sillni në klasë informacionet dhe përshkrimet tuaja për të.27

