Page 30 - Demo
P. 30


                                    Parashikoni ngjarjet e përrallës në vazhdimësi, duke ndaluar dhe duke iu përgjigjur pyetjeve në pikat a, b dhe c. Dy vëllezër u nisën për një udhëtim së bashku. Aty rreth mesditës u shtrinë ndanë një pylli për t’u çlodhur. Kur u zgjuan, aty pranë iu zuri syri një gur, ku ishin gdhendur disa fjalë. U përpoqën ta zbërthenin kuptimin e atij mbishkrimi dhe, më në fund, lexuan:“Kush do ta gjejë këtë gur, duhet të kalojë përmes pyllit në drejtim të perëndimit. Rrugës do t’i dalë përpara një lumë: duhet ta kalojë me not dhe të dalë në bregun tjetër. Do të shohë një arushë me vogëlushët e saj: duhet të rrëmbejë të vegjlit dhe t’ia krisë vrapit me sa i hanë këmbët, derisa të mbërrijë në majë të malit. Atje do të shohë një shtëpi dhe pikërisht aty, më në fund, do të gjejë lumturinë”.Kur vëllezërit e zbërthyen kuptimin e mbishkrimit, ai më i vogli tha: – Nisemi! Ku i dihet, ndoshta arrijmë të dalim matanë lumit, t’i shpiem arushat deri në shtëpi dhe më në fund të gjejmë lumturinë të dy tok!” a) Cilat do të ishin përgjigjet e mundshme nga secili vëlla? Më i madhi iu përgjigj: – Nuk kam ndër mend të hyj në pyll për të gjetur arushat dhe as ty nuk ta këshilloj një gjë të tillë. Pikësëpari, askush s’e di nëse është e vërtetë ajo që është shkruar në këtë gur. Ka të ngjarë, të jetë ndonjë shaka e hidhur e ndonjë finoku. Ose, ndoshta, nuk e kemi zbërthyer si duhet kuptimin e mbishkrimit. Po ta zëmë se është i vërtetë dhe ne kuturisemi në pyll: po na zuri nata, nuk do ta gjejmë dot lumin dhe do të humbasim udhën. Ja dhe e kaluam lumin, si do t’ia bëjmë që ta kapërcejmë e të dalim matanë? Mund të jetë i gjerë dhe i rrëmbyer. Po ja dhe kaluam matanë, si do të mund t’i shtiem në dorë arushat? Arusha mëmë do të na shqyejë copash dhe, në vend të lumturisë, na pret vdekja. Po ja dhe i rrëmbyem arushat, nuk do të arrijmë kurrë në majë të malit duke vrapuar me një frymë. Dhe mbi të gjitha, këtu nuk thuhet se ç’lloj lumturie do të gjejmë në atë shtëpi. Ka të ngjarë që lumturia e atjeshme të mos na pëlqejë aspak.Por vëllai i vogël ia ktheu: – Unë nuk mendoj kështu. Ky mbishkrim nuk është gdhendur ashtu kot. Dhe gjithçka që shkruhet është e qartë si drita e diellit. Nuk na kushton asgjë ta provojmë njëherë. Dhe po nuk e gjetëm ne, dikush tjetër do ta lexojë mbishkrimin dhe DY VËLLEZËRITPara leximitTolstoi është autor i njohur rus. Ai ka shkruar vepra me famë botërore, siç është romani “Lufta dhe paqja”, si edhe krijime që janë bërë popullore për tematikën dhe stilin e tyre. E tillë është dhe përralla e mëposhtme, e cila na rrëfen historinë e dy vëllezërve që ndjekin rrugë të ndryshme në jetë. Tema e një shkrimi tregon një anë të jetës që pasqyrohet në një vepër, kurse ideja është mendimi kryesor që e përshkon atë. Leon Tolstoi(1828-1910)Shkrimtar rus, i cili me veprat e tij dha një kontribut të çmuar jo vetëm në letërsi, por edhe në historinë e popullit të tij. Ai shkroi mjaft novela, romane, ese dhe drama, duke i dhënë rëndësi të veçantë botës së brendshme të njeriut. Disa nga veprat e tij janë: “Ana Karenina”, “Lufta dhe paqja”, “Lumturia e familjes”, “Kozakët” etj. 28
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34