Page 31 - Demo
P. 31
do ta shijojë lumturinë, kurse ne do të mbetemi kështu si jemi. Asgjë e mirë nuk arrihet në këtë botë pa mundim. Dhe së fundi, nuk dua që ndokush të pandehë se kam pasur frikë.Vëllai i madh iu përgjigj: – Një fjalë e urtë thotë: “Kush lakmon, gabon”, kurse një tjetër thotë: “Më mirë një vezë sot, sesa një pulë mot”.Por i vogli nuk iu nda: – Kam dëgjuar se kush i trembet ujkut, s’duhet të shëtisë në pyll; dhe fati nuk i troket në derë kujt rri duarlidhur.Vëllai i madh nuk u tund nga e tija, prandaj i vogli u nis fill i vetëm. b) Çfarë mendoni se i ndodh vëllait të vogël? Me të hyrë në pyll, gjeti lumin, e kaloi me not dhe në bregun tjetër pa arushën që po flinte. I mori arushat e vegjël dhe rendi me një frymë deri në majë të malit. Me të mbërritur, një popull i tërë i doli përpara dhe e priti krahëhapur. Sollën një karrocë, e çuan në qytet dhe e shpallën mbret.Mbretërimi i tij zgjati pesë vjet. Por të gjashtin, një tjetër mbret, më i fuqishëm se ai, i shpalli luftë, shtiu në dorë qytetin dhe e dëboi.U end kryq e tërthor botës, derisa një ditë mbërriti para shtëpisë së vëllait.Ky jetonte në fshat dhe nuk ishte as i varfër, as i pasur. Vëllezërit u lumturuan pa masë që u takuan sërish dhe treguan peripecitë e tyre. kuturisem – veproj me guxim të tepruar.peripeci – pengesë a vështirësi e papritur.Fjalor29

