Page 32 - Demo
P. 32


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Cila është tema e përrallës së mësipërme?  2 Cilat janë fjalët kyçe të ngjarjes?Analizojmë tekstin 3 Plotësoni tabelën e mëposhtme, e cila vë në dukje ngjashmëritë dhe dallimet e karaktereve të dy vëllezërve.Ku ngjajnë dy vëllezërit? Ku dallojnë dy vëllezërit?Interpretojmë tekstin  4 Gjatë leximit, duket qartë që secili nga vëllezërit mbron mendimin e vet. Po kështu ndodh edhe në fund të përrallës. Si i kuptoni arsyet që përdor secili prej tyre për të mbrojtur idenë e vet?Gjuha e tekstit 5 Identifikoni fjalët e urta që gjenden në tekst. Shpjegoni kuptimet e tyre, duke i lidhur me shembuj dhe situata nga jeta e përditshme. 6 Sillni shembuj fjalësh të urta, që na japin këshilla për guximin, trimërinë, vëllazërinë, miqësinë dhe vështirësitë e jetës.Reflektojmë rreth tekstit 7 Vëreni veten në pozitën e njërit prej personazheve të kësaj përralle. Si do vepronit dhe si do ndiheshit ju? Detyrë Pse na duken të vërteta ndodhitë e përrallave? Si lidhen ato me jetën e përditshme?c) Çfarë mendoni se mund të thonë vëllezërit? – Kështu pra, – tha vëllai i madh, – nga këto që më rrëfeve për jetën tënde, del se kisha të drejtë unë. Tërë këtë kohë jetova i qetë dhe i lumtur, kurse ti vërtet mbretërove, por, pa mendo: sa fatkeqësi të ranë mbi kokë?Vëllai i vogël iu përgjigj: – Nuk pendohem që kalova pyllin dhe që iu ngjita malit. Tani vërtet fatkeq jam, e pranoj, por më mbeten kujtimet e bukura, kurse ti nuk ke asgjë për të rrëfyer.Fabula Përralla• Krijim në vargje ose në prozë, me elemente e personazhe fantastike.• Krijim në prozë me ngjarje të trilluara, në të cilat ndërthuren elementet reale me ato fantastike. • Është krijim i shkurtër, me pak hollësi. • Është krijim më i gjatë se fabula dhe me hollësi të shumta.• Struktura e saj përbëhet nga:- rrëfimi i ngjarjes;- morali që del në fund.• Struktura e saj përbëhet nga:- hyrja (ku prezantohen personazhet kryesore, vendi ku zhvillohet ngjarja dhe koha e largët kur ka ndodhur ajo);- zhvillimi (gjatë të cilit hasim edhe pikën kulmore të përrallës, zakonisht nga ndonjë kthesë e papritur, si dhe zgjidhjen e problemit);- mbyllja (zakonisht është me fund të lumtur).• Personazhet zakonisht janë kafshë. • Personazhet ndahen qartazi në: personazhe pozitive dhe personazhe negative.30
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36