Page 33 - Demo
P. 33
Përgjatë brigjeve veriore të Skocisë, era e dimrit ulërin netëve të errëta dhe ditëve të hirta, kurse dallgët gjigante përplasen në shkëmbinjtë e zinj. Por në verë, deti qetësohet dhe ditët bëhen të gjata, aq sa drita zgjat njëzet e katër orë. Atëherë, ata pak peshkatarë që jetojnë në atë bregdet të humbur, hedhin rrjetat në det për të kapur peshk. Ndonjëherë, edhe gjatë verës ndodh që i zë ndonjë stuhi; ose i mbështjell ndonjë mjegull tinëzare që i bën peshkatarët të humbin rrugën. Atëherë familjarët e tyre dalin në breg dhe ia ngulin sytë detit, në pritje të ndonjë shenje nga valët memece, dhe ndoshta shohin vetëm ndonjë fokë që i vështron me sy të mëdhenj e të trishtuar. Njerëzit i shohin valët dhe mendojnë…Në një gji të vogël pranë detit, jetonin një peshkatar me të shoqen dhe një djalë, që quhej Ivan Ivansov. Ishte dita më e gjatë e vitit: nata e Mesverës. Afër mesnatës, kur rruzulli i portokalltë vazhdonte të ndriçonte, Ivani i vogël, që ende nuk i kishte mbushur shtatë vjeç, kishte dalë bregut për të kërkuar guaska ose çfarëdo gjëje tjetër që valët e detit mund ta kishin nxjerrë mbi shkëmbinj.Papritur dëgjoi një tingull të çuditshëm, që e sillte flladi i erës. Dukej si këngë zërash hyjnorë në një harmoni të mrekullueshme. Jo, ndoshta ishte kënga e zogjve në breg. Ai ngriti kokën. Tutje në breg, nga e djathta, ai pa një fije tymi që dilte nga një guvë rrëzë shkëmbinjve, afër kepit. A mos ndoshta ishin stërkalat e valëve që përplaseshin? Jo, ishte tym. Ivani do kishte shkuar drejt tymit, por këmbët e vogla nuk i ngjisnin e zbrisnin dot shkëmbinjtë e mëdhenj, kështu që, kur e thirri e ëma, ai u kthye në shtëpi, pa parë se ç’kishte atje.Kaluan shtatë vjet. Ivani, tani katërmbëdhjetë vjeç, kishte dalë përsëri në breg, pikërisht në mesnatën e Mesverës. Prapë iu bë sikur dëgjoi një këngë të çuditshme dhe prapë pa që dilte tym nga një guvë rrëzë shkëmbinjve, afër kepit. Sërish nuk shkoi. Ndoshta kishte ndonjë gjë të ngutshme për të bërë në shtëpi. Me siguri, babai ishte sëmurë. Sepse të dy prindërit tashmë po plakeshin.Shkuan edhe shtatë vjet të tjerë. Babai ishte plakur nga puna e mundimshme e peshkatarit dhe nga erërat e lagështa e të njelmëta, kështu që prindërit kishin shkuar të banonin në qytet, duke ia lënë Ivanit shtëpinë në breg. Ivani jetonte pa njeri. Atij i bënin shoqëri IVANIDHE LËKURA E FOKËS Para leximitPërrallat janë krijime popullore të dashura. Historitë e tyre janë fantastike dhe personazhet të shumëllojshme. Përmes tyre vijnë mesazhe që vlejnë për çdo moshë.Përralla e mëposhtme i përket krijimtarisë popullore skoceze.Fjalorkep – shkëmb i madh dhe i thepisur.e njelmët – që ka shije si të kripur. Rendi kronologjik është renditja e ngjarjeve sipas rrjedhës së tyre në kohë. Në një rrëfim, ngjarjet rrëfehen në rend kronologjik ose jo. (Ivani dhe lëkura e fokës) Në legjendat skoceze, njerëzit me lëkurë foke janë krijesa që jetojnë pranë brigjeve të ishujve. Kur një krijesë e tillë (vajzë) del në breg, ajo heq lëkurën e saj dhe e fsheh mirë diku. Nëse një njeri (djalë) e gjen lëkurën dhe e fsheh prej saj, ajo e lidh jetën me të dhe si përfundim martohen. Por, në qoftë se vajza e gjen lëkurën, fati e thërret drejt origjinës dhe ajo e braktis familjen e krijuar. Sipas legjendës, mendohet se krijesa të tilla janë shpirtrat e njerëzve të mbytur në det dhe një natë të vetme të vitit u lejohet të kthehen në krijesa njerëzore.31

