Page 34 - Demo
P. 34
vetëm klithmat e zogjve të bregut. Gjithë ditën peshkonte dhe gjithë natën ngrohej pranë zjarrit të vatrës. Duhet të jetë ndier shumë i vetmuar.Kur erdhi përsëri nata e Mesverës, Ivani u kujtua për këngën dhe tymin. Afër mesnatës, ai shkoi në breg. Në veshët e tij erdhi përsëri kënga e çuditshme, e ndërthurur me harmoni të bukura e hyjnore.Këtë herë nuk kishte shkëmb që ta ndalte, e nuk kishte njeri ta thërriste. Ivani zbriti bregut deri te kepi. Teksa afrohej, dëgjonte kërcitjen e drunjve të zjarrit dhe shihte pasqyrimin e flakëve nëpër shkëmbinj. Nga brenda guvës, dëgjohej një këngë e mrekullueshme. Dhe atje, në hyrje të guvës, kishte një tufë gëzofësh të hirtë, të lëmuar e shumë të bukur: ishin lëkura foke.Ivani zgjodhi një, që iu duk më e bukura, dhe ngadalë-ngadalë e me shumë kujdes e tërhoqi. E mbështolli si top dhe u nis drejt e në shtëpi. Me të mbërritur atje, e futi lëkurën në një baule dhe e kyçi. Çelësin e futi në një qeskë lëkure, që e mbante varur në qafë, dhe ra në gjumë të thellë. Në mëngjes, mori një batanije dhe u kthye në guvë. Atje gjeti një vajzë të re, shumë të bukur dhe të trishtuar, që po dridhej nga të ftohtit dhe që po përpiqej ta mbulonte veten me krahë e me flokët e gjatë. Pa thënë asnjë fjalë, Ivani e mbështolli vajzën me batanije dhe e mori në shtëpinë e tij. 32

