Page 35 - Demo
P. 35
Ivani e trajtoi vajzën me shumë mirësi dhe, pas njëfarë kohe, ata u martuan. U lindi një djalë, pastaj një tjetër. Ivani ishte shumë i lumtur dhe gruaja ishte nënë shumë e mirë. Por shpesh Ivani e shihte gruan që vështronte detin me sytë e saj të mëdhenj e të trishtuar. Ai nuk i tha asnjëherë se çfarë kishte në baulen prej druri dhe ia kishte ndaluar ta hapte. Kaluan edhe shumë vite të tjera. Një vit, në prag të Krishtlindjes, Ivani i bëri gati fëmijët për të dalë. Gruaja i tha që nuk ndihej mirë dhe që të shkonin pa të, të tre. Ndoshta Ivanit nuk i erdhi mirë nga kjo.Duke nxituar për t’u veshur, ai harroi qeskën me çelësin varur në kokën e shtratit. Ivani dhe djemtë u kthyen në shtëpi e, që nga larg, panë derën e hapur. Gjetën baulen të hapur, me çelësin ende në vrimën e kyçit. Gruaja kishte ikur…Thonë që ndonjëherë, kur djemtë dilnin për guaska në breg, një fokë e bukur, me sy të mëdhenj e të trishtuar, i vështronte nga afër bregut. Dhe thonë që ndonjëherë, kur Ivani dilte për peshkim, e njëjta fokë e bukur dhe e trishtuar i shtynte peshqit në rrjetën e tij. Ndoshta foka ishte gruaja e Ivanit. Asnjeri nuk e di me siguri. Dimë vetëm që Ivani nuk e pa më kurrë gruan e vet mbi tokë. STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni përrallën dhe përgjigjuni pyetjeve: Në cilin mjedis jetonte vajza? Çfarë tregon stili i saj i jetesës? Cili detaj tregon prejardhjen e vajzës? Në cilin moment kuptohet origjina e saj e vërtetë? 2 Si duken personazhet nga pamja e jashtme dhe nga veprimet që kryejnë?Ivani VajzaAnalizojmë tekstin 3 Ndaluni në momentet, rreth së cilave bëhen pyetjet e mëposhtme. Përshkruani me kujdes dhe shkurtimisht se çfarë ndodh në secilin rast.Çfarë ndodhi herën e parë në mesnatën e Mesverës? Sa vjeç ishte Ivani?_________________________________________________________________________Çfarë ndodhi herën e dytë në mesnatën e Mesverës? Sa vjeç ishte Ivani?_________________________________________________________________________Çfarë ndodhi herën e tretë në mesnatën e Mesverës? Sa vite të tjera kishin kaluar?_________________________________________________________________________Çfarë ndodhi herën e fundit në mesnatën e Mesverës? Çfarë bëri gruaja e Ivanit? _________________________________________________________________________Detaji është pjesë e diçkaje (hollësi) dhe shpreh një kuptim të veçantë. Për shembull, detaje të përmbajtjes, detaje të paraqitjes së personazheve, detaje të përshkrimit të natyrës etj.33

