Page 37 - Demo
P. 37


                                    Anekdota është tregim i shkurtër zbavitës për një ngjarje tërheqëse a për të qeshur, të vërtetë a të trilluar, nga jeta e njerëzve të njohur ose jo. Ajo vë në lojë të metat dhe dobësitë e njerëzve ose shpreh një mendim edukues. Anekdotat janë popullore dhe historike.Skënderbeu dhe BallabaniBallaban pashë Badera nga Mati, hyri me 18 mijë ushtarë në Dibër. Para se të fillonte lufta, i dërgoi Skënderbeut dhurata shumë të çmuara. Skënderbeu i dërgoi një plor dhe një kërrabë. Me këto dhurata, ai i thoshte Ballabanit se do të ishte më mirë bujk ose bari në Shqipëri, sesa pasha në Turqi. Mençuria e Lekë DukagjinitLekë Dukagjini u nis për të shkuar në një kuvend burrash. Rrugës takoi një fshatar, i cili i tregoi se turqit kishin zënë pritë për ta vrarë. Leka menjëherë u ndal dhe ktheu rrugë.– Përse ktheve rrugë? – e pyeti fshatari.– Më mirë të thonë dredhoi Leka, sesa vdiq Leka, – ia priti Lekë Dukagjini. Ali Pasha dhe Napoleoni Napoleon Bonaparti i kërkoi Ali Pashë Tepelenës një sasi gruri për ushtrinë që kishte në ishujt grekë.Sekretari formuloi përgjigjen me terma të zgjedhur dhe nisi t’ia lexonte pashait. Aliu menjëherë e ndërpreu dhe i tha:– Nuk më duhen fjalët e mëdha, prandaj shkruaj këto që po të them:Napoleon, dërgo paratë, të marrësh grurin! Unë, Ali Pasha  Një nga nxënësit e Sokratit, tip dorëlëshuar, e pyeti filozofin:– A mund të më tregosh ndonjë mënyrë për të kursyer të hollat?Dhe Sokrati i tha:– Të këshilloj që, kur del nga shtëpia, të mos marrësh më shumë të holla nga sa të duhen dhe të shpenzosh më pak nga sa të nevojiten… E pyetën filozofin:– Kush është i fortë?– I fortë, – tha Lao-Ce, – është kush mund të tjerët, i plotfuqishëm është ai që mund veten…Dëgjojmë AnekdotaAnekdota shqiptare për figura historikeAnekdota të huaja nga jeta e njerëzve të shquar35
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41