Page 38 - Demo
P. 38


                                    Anekdota nga jeta e përditshme1Djali: Mami, sot u përgjigja i pari në mësim. Mami: Të lumtë, po cila ishte pyetja? Djali: Kush ka ardhur pa përgatitur?2– Ana, nuk të vjen turp që lëpin pastën?– Është e pastër gjuha ime mami…3– Cili është kulmi i indiferentizmit?– Ç’më duhet mua se ç’bëj unë.4Dy shokë po ktheheshin nga shkolla. Në rrugicë, para tyre po lehte një qen.– Të kthehemi, – i thotë njëri. – Ai do të na kafshojë.– Kot ke frikë, – e qetëson tjetri. – Ti e di proverbin: “Qeni që leh, nuk të ha”.– Unë e di, por mbase nuk e di qeni.5– Mësuesja e kuptoi që më kishe ndihmuar për detyrat, – i tregoi biri të atit sapo u kthye nga shkolla.– Si kështu?– Ajo më tha: “Nuk është e mundur që një nxënës i vetëm, të bëjë kaq shumë gabime!” Plotësoni tabelën për veçoritë e secilës nga anekdotat që lexuat.Titulli Lloji A bën fjalë për një figurë të njohur? Çfarë vë në lojë?Pse na bën të qeshim? Cili është mesazhi i secilës anekdotë? popullore historike Po JoSkënderbeu dhe BallabaniMençuria e Lekë DukagjinitAli Pasha dhe NapoleoniAnekdota e Sokratit Anekdota e Lao Ce-sëAnekdota 1Anekdota 2Anekdota 3Anekdota 4Anekdota 536
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42