Page 39 - Demo
P. 39


                                    KOMANDANTI I KLASËSPara leximitSi veproni për të fituar vlerësimin e shokëve dhe të shoqeve të klasës?Në këtë tregim, shkrimtari Jozef Rut rrëfen historinë e Antonit, një nxënës i rregullt e me rezultate të larta, që mban brenda vetes një qëllim e dëshirë të fshehur: të bëhet senator. Si do të veprojë Antoni për t’i zënë vendin shokut të klasës? Anton Vancli vishej gjithnjë me sqimë dhe teshat i shndritnin nga pastërtia. As edhe një kokrrizë pluhuri nuk të zinte syri në xhaketën e tij, as edhe një vrimë sado të vogël në çorape, as edhe një të gërvishtur a ndonjë blanë në fytyrën e zbehtë e të lëmuar. Antoni rrallë merrte pjesë në lojë, nuk kacafytej kurrë me djemtë dhe kurrë nuk shkonte të vidhte mollë kuqalashe në pemëtoren e fqinjit. Antoni nuk e ngrinte kokën nga librat. Studionte nga mëngjesi deri natën vonë. Librat dhe fletoret i kishte të mbështjellë me letër borë të bardhë dhe, në faqen e parë, me një shkrim aq të kujdesshëm e të imët për një fëmijë, ishte shkruar emri i tij. Dëftesat plot me nota të shkëlqyera ishin palosur për merak në një zarf të madh ngjyrë tulle dhe ishin vendosur gjithë kujdes pranë albumit të pullave të postës, të cilin shokët ia kishin më shumë zili se dëftesat e shkëlqyera.Antoni ishte djali më i urtë i shkollës dhe i lagjes. Në shkollë ulej pa fjalë me krahët e “lidhur”, siç e kërkonte rregullorja, dhe e ndiqte çdo fjalë të mësuesit me sytë e gjithëdijshëm. Kuptohet që ishte i pari i klasës. E merrnin gjithnjë si shembull në klasë, fletoret s’kishin shenja të kuqe korrigjimi, përveç notës dhjetë që shkëlqente përherë poshtë detyrave të tij. Antoni përgjigjej me qetësi e maturi, ishte gjithnjë i përgatitur, kurrë nuk shtirej si i sëmurë. Rrinte në bankë si ta kishin gozhduar pas ndenjëses. Gjëja që e mërziste më shumë ishin pushimet mes orëve të mësimit. Të gjithë duhet të dilnin, të ajrosej klasa, vetëm “komandanti i klasës” qëndronte. Antoni rrinte në oborr, strukej i ndrojtur pas murit dhe s’guxonte të bënte çap nga frika se mos e përplaste dhe e rrëzonte përdhe ndonjë nga shokët që bridhnin potershëm. Dhe kur binte zilja, Antoni merrte frymë i lehtësuar. Me hap të përmbajtur e të rregullt, njëlloj si drejtori, ndiqte pas turmën e vogël poteremadhe të nxënësve, ulej gjithë kujdes në bankë, nuk këmbente fjalë me askënd, ngrihej i drejtë si qiri dhe ulej si robot në ndenjëse sapo mësuesi jepte komandën “Uluni!”.Por… Antoni nuk ishte fëmijë i lumtur. Një ambicie përvëluese po e hante të gjallë. Një vullnet i hekurt për të shkëlqyer, për t’ua kaluar tërë shokëve, thuajse ia shteronte krejt ato pak fuqi që kishte. Antoni kishte një qëllim dhe vetëm një: donte të bëhej “komandant klase”. Tani ishte një tjetër, në fakt, një nxënës “më pak i shkëlqyer”, sqimë – kujdes i madh për të pasur një pamje të hijshme e të zgjedhur.blanë – shenjë që mbetet në trup nga një plagë, nga një goditje a nga një sëmundje.çap – këtu: lëvizje.potershëm – zhurmshëm.FjalorJozef Rut (Joseph Roth, 1894-1939)Shkrimtar austriak, i lindur në një familje me origjinë hebraike, i njohur për veprat e tij me tematikë emigrimin e popullit hebre në vendet e Europës Prëndimore, gjatë Luftës së Parë Botërore. Një pjesë e mirë e librave të tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës.37
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43