Page 40 - Demo
P. 40
por që ishte më i madhi i klasës dhe mosha e tij kishte ngjallur besimin e mësuesit. “Komandanti i klasës” ishte, në njëfarë mënyre, zëvendësi i mësuesit. Në mungesë të tij, ky nxënës kaq i privilegjuar duhet të kujdesej për shokët, “të piketonte” ata që bënin zhurmë dhe t’i kallëzonte te mësuesi; të kujdesej që tabela e zezë të ishte gjithnjë e fshirë; shtupa që fshinte tabelën të ishte përherë e njomë dhe shkumësi majëmprehtë; gjithashtu duhet të mblidhte paratë për fletoret, për kallamarët, për riparimin e mureve të ciflosura dhe të xhamave të thyer. Një detyrë e tillë i linte mbresë të thellë Antonit të vogël. Netëve pa gjumë kurdiste plane të djallëzuara hakmarrjeje, duke vrarë mendjen pa fund se si t’i vinte bërrylin “komandantit të klasës”, për ta marrë ai këtë detyrë kaq të nderuar. Një ditë i shkrepi në mendje ideja e duhur. “Komandanti i klasës” i kishte fort për zemër lapsat dhe bojërat me ngjyra; gjithashtu kishte dobësi për kanarinat, pëllumbat dhe zogjtë e pulës. Me të tilla dhurata mund t’ia prishje mendjen lehtë dhe dhuruesi mund ta kthente klasën përmbys po të donte e t’ia hidhte pa lagur. Pikërisht këtë dobësi duhet të shfrytëzonte Antoni. Ai nuk bënte kurrë dhurata. Por, këtë herë veproi ndryshe. Në klasë ishte një djalë aq i varfër, saqë nuk paguante as detyrimet e shkollës. Ja, pikërisht ky ishte zgjidhja. Antoni i kishte të gjitha mundësitë të kryente një operacion të shkëlqyer. Ai vetë do t’i jepte djalit të varfër një dhuratë për “komandantin e klasës”.Djali i varfër ishte në të vërtetë viktima e përditshme e vesit që kishte “komandanti i klasës” për të kallëzuar, por në këtë rast ai do ta mbyllte gojën.“Komandanti i klasës” nuk mund ta kallëzonte Antonin, sepse askujt s’i shkonte mendja se mund të bënte prapësi. Askujt s’i shkonte mendja që synonte vendin e “komandantit të klasës”. Ai do ta mbante afër djalin e varfër dhe do t’i zbulonte mësuesit korrupsionin e tiranit të klasës. Kështu, të gjithë do ta gjykonin veprimin e tij si të drejtë, të respektueshëm dhe guximtar. Dhe pas kësaj, askush tjetër s’do të kishte gojë ta kërkonte vendin e lirë të “komandantit të klasës” përveçse Antonit. Nuk vonoi dita kur Antoni mori zemër dhe ia çori maskën “komandantit të klasës”. Ai u shkarkua menjëherë nga detyra dhe Anton Vancli u caktua tërë pompozitet “komandant klase”. Më në fund, ia doli mbanë.piketonte – këtu: shihte.kallamar – kuti ku mbahen boja e shkrimit, pena. pompozitet – diçka që bëhet për dukje a për bujë.FjalorPortreti është paraqitja e pamjes së jashtme të njeriut (fytyrës, trupit, veshjes etj.). Herë-herë thuhet “Portret i brendshëm” ose “Portret moral”, duke nënkuptuar bashkësinë e tipareve të karakterit të njeriut, botën e ndjenjave e të mendimeve të tij. 38

