Page 41 - Demo
P. 41


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve:Cila ishte ambicia e Antonit?Çfarë i pengonte planet e tij?Cilat ishin detyrat e komandantit të klasës?• Shkruani nga një fjali përmbledhëse për dy paragrafët e fundit të tregimit.__________________________________________________________________________________________________________________________________________________• Ritregojeni pjesën duke u mbështetur në përgjigjet e mësipërme.Analizojmë tekstin 2 Në tabelën e mëposhtme janë zgjedhur disa nga shprehjet, me të cilat autori përshkruan paraqitjen e jashtme të Anton Vanclit. Duke plotësuar tabelën, bëni lidhjen ndërmjet paraqitjes së jashtme dhe botës së brendshme të personazhit kryesor.Përshkrimi në tekst Çfarë tregon për karakterin e personazhit?vishej ... me sqimëteshat i shndritnin nga pastërtiaAs edhe një kokrrizë pluhuri ... në xhaketën e tijas edhe një vrimë ... në çorapeas edhe një të gërvishtur ... në fytyrëRrinte në bankë si ta kishin gozhduar pas ndenjëses...ulej pa fjalë me krahët e “lidhur”, siç e kërkonte rregullorja...strukej i ndrojtur pas murit... s’guxonte të bënte çap me hap të përmbajtur e të rregullt, njëlloj si drejtori...ulej tërë kujdes në bankë... ngrihej i drejtë si qiri  3 Nga mbiemrat e mëposhtëm, zgjidhni me ata që shprehin cilësi të Antonit. ambicioz bujar i ndërgjegjshëm indiferent shpirtngushtë guximtar shpirtgjerë i ndershëmGjuha e tekstit  4 Gjeni në tekst pesë shprehje të figurshme që përshkruajnë cilësi të Antonit.Shembull Cilësia Shprehje e figurshmestudioz ... nuk e ngrinte kokën nga librat...Reflektojmë rreth tekstit 5 Jepni mendimin tuaj se cilat janë detyrat kryesore të senatorit të klasës. 6 Kur një senator klase quhet i suksesshëm?Shkrim krijuesPër secilin nga llojet e mëposhtme të shkrimit është dhënë një situatë. Zgjidhni si detyrë atë që ju pëlqen më shumë.Një letër drejtuar mësuesit/es, në të cilën i kërkoni falje për mungesën e sinqeritetit në një situatë.Një rrëfim të shkurtër nga përvoja juaj, kur keni bërë plane të pandershme për të arritur një qëllim.Një shkrim argumentues, në të cilin mbroni tezën se ambicia e tepruar shpesh të çon në rrugë të gabuar.39
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45