Page 42 - Demo
P. 42
Fjalimi i drejtorit më pëlqeu, vetëm se, duhet ta pranoj, gati sa nuk më zuri gjumi gjatë fjalimeve të tjera. Vëmendja m’u kthye sërish kur zonja Rubini filloi të lexonte emrat e nxënësve që ishin në listën e të dalluarve, ngaqë duhej të ngriheshim më këmbë kur të na përmendej emri. Kështu që prita duke mbajtur vesh për emrin tim, ndërsa ajo lexonte listën me emra sipas alfabetit. Rid Kingsli. Maja Markoviç. Agustin Pullman. U ngrita në këmbë. Pastaj, kur ajo mbaroi së lexuari listën e emrave, na tha të ktheheshim me fytyrë nga salla dhe të përkulnim trupin për të përshëndetur dhe, atëherë, të gjithë duartrokitën. Nuk e kisha fare idenë ku mund të qenë prindërit e mi mes gjithë asaj morie. Shihja vetëm dritat e bliceve të aparateve fotografike. E parafytyrova mamin që ma bënte me dorë diku nga salla, megjithëse nuk e shihja dot. Pastaj zoti Vithemadh u ngjit përsëri në foltore për të paraqitur medaljet për rezultate të shkëlqyera shkollore dhe e kuptova se Xheku kish pasur të drejtë: Shimena Çin fitoi medaljen e artë për rezultate të shkëlqyera akademike në tërësi për klasën e pestë. Sharlota fitoi medaljen e argjendtë. Sharlota fitoi edhe medaljen e artë për lëndën e muzikës. Amosi fitoi medaljen për rezultate të shkëlqyera në tërësi në sporte, çka më gëzoi, sepse, që pas ekskursionit, e konsideroja Amosin si një prej shokëve të ngushtë në shkollë. Por m’u bë shumë, po shumë ama, qejfi kur dëgjova zotin Vithemadh të thoshte emrin e Verës për medalje të artë në krijimtari. Pashë Verën që vuri dorën në gojë kur iu tha emri dhe, kur hipi në skenë, bërtita me sa zë kisha, megjithëse nuk mendoj se më dëgjoi: – Bravo, Vera!Pasi u thirr emri i fundit, të gjithë fëmijët që kishin marrë medalje qëndruan më këmbë në rresht në skenë dhe zoti Vithemadh iu drejtua të pranishmëve të ulur në sallë: – Zonja dhe zotërinj, kam nderin t’ju prezantoj nxënësit e shkëlqyer të shkollës “Biçer Prep” për këtë vit. Urime të gjithëve!Duartrokita, ndërsa nxënësit në skenë u përkulën. M’u bë shumë qejfi për Verën.ÇMIMETPara leximitPjesa e mëposhtme është shkëputur nga libri “Mrekullia”, i shkrimtares Palasio. Agustini ka lindur me disa deformime të rënda në fytyrë, por ai ëndërron të jetë një fëmijë si gjithë të tjerët. Në moshën 11-vjeçare, kur shkon për herë të parë në shkollë, zë fill sfida e tij: A do ta besojnë të tjerët që ai është njësoj si ata, përtej pamjes së jashtme? Në këtë fragment, personazhi ynë bëhet fitues i një çmimi të rëndësishëm në shkollën e tij.mori – sasi shumë e madhe.FjalorRakel H. Palasio(Raquel J. Palacio, 1963)Shkrimtare amerikane, e lindur në një familje emigrantësh nga Kolumbia. Palasio është autore e disa librave për fëmijë, përfshirë këtu romanin e njohur “Mrekullia”, i përshtatur si skenar për filmin me të njëjtin titull. 40

