Page 43 - Demo
P. 43


                                    – Çmimi i fundit për sot, – tha zoti Vithemadh, pasi fëmijët me medalje qenë kthyer nëpër vendet e tyre, – është medalja “Henri Uord Biçer”, e cila nderon ata nxënës që kanë qenë të dalluar ose shembullorë në fusha të caktuara gjatë gjithë vitit shkollor. Zakonisht, me këtë medalje kemi vlerësuar vullnetarizmin ose shërbimin ndaj shkollës. Menjëherë e mora me mend se këtë medalje do ta merrte Sharlota, sepse ajo organizoi mbledhjen e rrobave për bamirësi këtë vit, prandaj sikur m’u largua përsëri vëmendja. Pashë orën: 10:56. Që tani po më hahej drekë.– ... Henri Uord Biçeri ka qenë, pa dyshim, një aktivist i flaktë kundër skllavërisë dhe një mbrojtës i paepur i të drejtave të njeriut. Prej tij e ka marrë emrin edhe kjo shkollë, – po thoshte zoti Vithemadh, kur u përqendrova përsëri. – Teksa po lexoja për të mësuar më shumë për jetën e tij, për t’u përgatitur për këtë çmim, hasa në një pasazh të shkruar prej tij, i cili m’u duk se përputhej veçanërisht me temat që preka më lart, tema të cilat nuk më janë hequr nga mendja gjatë gjithë vitit. Jo thjesht natyra e mirësisë, por natyra e mirësisë që tregon njeriu. Forca e miqësisë së njeriut. Sprova e karakterit të njeriut. Fuqia e guximit të njeriut...Dhe atë çast ndodhi diçka e paparë: zotit Vithemadh iu drodh zëri, sikur diçka ta kish shtrënguar në grykë. Madje u kollit për të qëruar fytin dhe piu gjatë nga gota me ujë. Fillova të tregoja vëmendje prej vërteti tani, për të dëgjuar çfarë do të thoshte. – Fuqia e guximit të njeriut, – përsëriti ai me zë të ulët, duke tundur kokën dhe duke buzëqeshur. Ngriti dorën e djathtë për të numëruar. – Guximi. Mirësia. Miqësia. Karakteri. Këto janë cilësitë që na karakterizojnë si qenie njerëzore dhe që na shtyjnë, në raste të caktuara, drejt madhështisë. Dhe për këtë është edhe medalja “Henri Uord Biçer”: për të vlerësuar madhështinë. – Po si t’ia bëjmë? Si ta matim diçka si madhështia? As për këtë nuk ka një metër me të cilin ta matim. Po si ta përkufizojmë, pa mirë? Në fakt, shkolla “Biçer Prep” e ka gjetur përgjigjen. vullnetarizëm – të vepruarit sipas vullnetit a dëshirës së vet.aktivist – pjesëmarrës i gjallë në veprimtarinë e një organizate shoqërore a të një kolektivi.i paepur – që nuk trembet nga vështirësitë, pengesat etj.Fjalor41
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47