Page 44 - Demo
P. 44


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve:Kush ishte Henri Uord Biçeri? Në cilat raste jepej medalja “Henri Uord Biçer”? Çfarë kishte bërë ky njeri që një çmim të meritonte emrin e tij?Si zbulohet ëndrra e Agustinit në këtë fragment?Duke lexuar paragrafin e fundit, plotësoni fjalinë: Pullmani e merr çmimin falë_______________ dhe _________________ së tij.Analizojmë tekstin 2 Në tekstin e mësipërm, thuhet: Po si t’ia bëjmë? Si ta matim diçka si madhështia? As për këtë nuk ka një metër me të cilin ta matim. Po si ta përkufizojmë, pa mirë? Shpjegoni pse madhështia është e vështirë të vlerësohet. 3 Shkruani me një fjali kuptimin e fjalës madhështi, duke u nisur nga fjalët kyçe: madhështia, guximi, mirësia, dashuria.Interpretojmë tekstin  4 Përshkruani emocionet dhe ndjesinë e Pullmanit deri në momentin e marrjes së çmimit. 5 Pse ai ngriti peshë zemrat e të gjithë nxënësve të shkollës?  6 Si i kuptoni fjalët e drejtorit të shkollës pak përpara dhënies së çmimit?Gjuha e tekstit 7 Gjeni në tekst shprehjet që tregojnë humanizëm dhe vlera pozitive.Reflektojmë rreth tekstit 8 Plotësoni tabelën e mëposhtme.Çfarë mendimi krijoni për Agustinin, kur merrni informacionin e parë për të?Çfarë mendimi krijoni për Agustinin, kur drejtori i jep çmimin?Cili është mendimi juaj për Agustinin? Detyrë Tregoni raste kur në shkollën tuaj janë dhënë çmime për vullnetarizëm apo shërbime të ndryshme ndaj shkollës dhe komunitetit. Përmendni disa lloje çmimesh që mbajnë emrat e njerëzve të shquar. Rrëfeni kontributet e tyre dhe shpjegoni lidhjen e emrit të çmimit me kontributin.I vuri përsëri syzet e leximit, shfletoi një libër dhe filloi të lexonte.– “Madhështia, shkruante Biçeri, nuk qëndron te fuqia, por te përdorimi i drejtë i fuqisë... I madh është ai, fuqia e të cilit ngre peshë zemrat e shumicës së njerëzve...”Dhe përsëri, krejt befas, sikur ia zuri grykën diçka. Vuri gishtin tregues mbi buzë për një sekondë, përpara se të vazhdonte. – “I madh është ai, – vazhdoi, më në fund, – fuqia e të cilit ngre peshë zemrat e shumicës së njerëzve thjesht përmes zemrës së vet”. Pa u zgjatur më, këtë vit e kam për krenari që medaljen “Henri Uord Biçer” t’ia jap nxënësit, fuqia e urtë dhe e qetë e të cilit ka ngritur peshë zemrat e shumicës prej nesh. – I lutem Agustin Pullmanit të vijë këtu, për të marrë këtë çmim. 42
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48