Page 46 - Demo
P. 46


                                    Nuk m’u durua dhe zbrita shkallët të shikoja se ç’bëhej poshtë. Ata të tre ishin të shqetësuar dhe nuk më vunë re. Kishin hequr mbulesën prej druri të grykës së sternës dhe po mundoheshin të hetonin ç’ndodhte atje brenda. Nëna mbante bishtukun, ndërsa im atë vështronte poshtë.Ndjeva një rrëqethje në trup dhe u kapa pas rrobave të gjyshes. Ajo më vuri dorën në kokë. Porta e jashtme dhe e brendshme dridheshin nga era.– Ç’është ky kiamet! – tha gjyshja.Babai, i përkulur i tëri, po mundohej të shikonte brenda në sternë.– Bjer një copë gazetë, – i tha nënës.Ajo e solli. Im atë e mblodhi shuk gazetën, e ndezi dhe e lëshoi në sternë. Nëna lëshoi një klithmë të vogël.– Ujët është ngjitur gjer te gryka, – tha babai.Gjyshja po murmuriste një lutje.– Shpejt, – thirri babai, – ndiz fenerin.Nëna, dyllë e verdhë, me duart që i dridheshin ndezi fenerin, ndërsa babai hodhi në kokë një mbipetk të zi, ia mori fenerin dhe shkoi të hapte portën. Edhe nëna hodhi një rrobë të vjetër mbi kokë dhe i shkoi pas.Jashtë, midis zhurmës së shiut, u dëgjua mbyturazi një trokëllimë porte. Pastaj një tjetër, një tjetër.– Mos u tremb, – tha gjyshja. – Fqinjët do të vijnë për të hequr ujët, sterna do të qetësohet. – Zëri i saj ishte nanuritës, sikur bëhej gati të tregonte ndonjë përrallë. – Çdo të keqeje në këtë botë i gjendet shërimi. Vetëm mortjes s’ke ç’i bën, o bir.Unë iu afrova grykës dhe vështrova poshtë. Errësirë. Errësirë dhe frikë.– Auu, – ia bëra me zë të butë. Por sterna nuk m’u përgjigj. Ishte hera e parë që nuk më përgjigjej. Unë e doja shumë sternën dhe shpesh i flisja gjithfarë gjërash, duke u përkulur në grykën e saj. Ajo kishte qenë gjithmonë e gatshme të më përgjigjej me atë zërin e saj të zvargur e të thellë…– Auu, – ia bëra prapë, por ajo përsëri heshti. Kjo donte të thoshte se ishte egërsuar shumë.Te porta u dëgjua zhurmë dhe hynë njëri pas tjetrit, të lagur qull: Xhezhoja, Mane Vocoja dhe Nazoja bashkë me nusen e djalit. Pastaj hyri babai dhe, pas tij nëna, që po dridhej nga të ftohtët. Porta kërciti prapë dhe hyri me vrap Javeri, bashkë me Maksutin, djalin e Nazos, me nga një enë të madhe në duar.M’u ngroh zemra kur pashë kaq njerëz. Kërcitën litarët, vargorët, vedrat. M’u duk sikur ato enë tingëlluese po më hiqnin nga shpirti ankthin. Rrija te shkalla dhe po vështroja njerëzit që vërtiteshin gjithë zhurmë: Mane Vocon, të gjatë e të hollë, me leshrat e thinjura, djalin dhe nusen e bukur të Nazos, me sy të përgjumur, Xhexhon, që mezi merrte frymë. Jashtë shiu vazhdonte të binte me shtamba dhe herë pas here Xhexhoja thoshte me zërin e saj me hundë:– Pupu, ç’kiamet!* * *pullaz – çati.lug - ulluk.sternë – depo e gërmuar në tokë për të mbledhur dhe ruajtur ujin e shiut.shtambë – enë balte për ujë, e gjerë në mes, me grykë të ngushtë dhe me një a dy veshë.bishtuk – kandil i thjeshtë për ndriçim.mazgallë – vrimë ose e çarë në mur.vargor – zinxhir i trashë, me hallka të mëdha e me një çengel në fund, që varet në oxhak dhe që shërben për të mbajtur kusinë mbi zjarr.vedër – enë zakonisht prej druri, që përdoret për të mbajtur qumështin ose për të ruajtur bulmetin.trokëllimë – zhurmë a krismë e shkurtër dhe e rregullt.nanuritës – këtu: përkëdhelës.të zvargur – që vijon më shumë se zakonisht.Fjalor44
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50