Page 47 - Demo
P. 47


                                    Kur u zgjova, shtëpia ishte si e shurdhër. Babai dhe nëna flinin. U ngrita pa bërë zhurmë dhe pashë orën. Ishte nëntë. Shkova në dhomën tjetër, por edhe gjyshja flinte. Ishte hera e parë që të gjithë flinin në këtë orë.Furtuna kishte pushuar. U afrova te dritaret e dhomës së madhe dhe vështrova përjashta. Qielli ishte i lartë dhe i ftohtë, mbuluar me re ngjyrë hiri, të palëvizshme. Uji, që gjatë natës e kishin nxjerrë nga sterna, ndoshta tani ishte avulluar dhe ishte ngjitur atje lart, te retë, dhe që andej vështronte i vrenjtur e hijerëndë pullazet dhe tokën e murrme. STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Renditni personazhet që dalin në këtë fragment. 2 Çfarë roli luan gjyshja gjatë përmbytjes? 3 Nxirrni nga teksti informacionin që e parapërgatit lexuesin për përmbytjen.Detajet:1. _____________________ 2. _____________________ 3. _____________________ 4 Zgjeroni kuptimin e shprehjeve të mëposhtme.Çdo të keqeje në këtë botë i gjendet shërimi... ________________________________M’u ngroh zemra kur pashë kaq njerëz... _____________________________________Analizojmë tekstin 5 Ky fragment ka ngjarje dhe përshkrim. Cila është ngjarja që ndodh?Çfarë dhe si përshkruhet në fragment?Interpretojmë tekstin 6 Si e përjeton heroi ynë (djali) përmbytjen që ndodh në shtëpinë e tij? 7 Si e përjetojnë anëtarët e tjerë të familjes përmbytjen?Gjuha e tekstit 8 Plotësoni tabelën me disa mbiemra që përshkruajnë qytetin dhe shpjegoni rëndësinë që ka secili prej tyre. Mbiemri Shpjegimi Reflektojmë rreth tekstit 9 Rrëfeni një ndodhi nga fëmijëria juaj.Detyrë:Kadare spikat si shkrimtar që krijon shumë neologjizma ose fjalë të reja. Gjeni dy fjalë të tilla në këtë fragment, ose nga krijimtaria e autorit, dhe shpjegonikuptimin e tyre.45
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51